Bota

SHBA, shpallet i pafajshëm oficeri që vrau 18-vjeçarin me ngjyrë, nisin protestat

Nga Siatëll në Nju Jork, duke kalur nga Çikago dhe Los Anxhelos, me mijëra amerikanë dolën në rrugë dje në mbrëmje, pas vendimit të gjykatës për të mos dënuar policin e bardhë që vraun një të ri të zi, të pa armatosur, në Ferguson në gusht.

Pas shpalljes së vendimit të jurisë, disa qindra manifestues dolën në “Times Square” në Nju Jork, me pankarta ku shkruhej, “racizmi vret!”, “ne nuk do të qëndrojmë të heshtur!” si dhe pankarta që dënonin “racizmin e policisë”.

“Nuk ka drejtësi nuk ka paqe!”, thërrisnin protestuesit, ku turma u rrit me kalimin e kohës. Shmë të tjerë e krahasonin policinë me Ku Kluks Klanin, ose lëshonin të shara kundër saj, sipas gazetarëve në terren.

Policia ishte e gjithëpranishme me hilkopterë që fluturonin mbi sheshin më të famshëm në botë. Bill Bratton, shefi i policisë së Nju Jokrut, ishte zhvendosur në “Times Square”, ku dikush e kishte goditur me bojë të kuqe.

Manifestuesit ne "Times Square".
Manifestuesit ne “Times Square”.

Një grup tjetër manifestuesish u mblodh në “Union Square”, në jug të Manhatanit, ndërkohë që një i tretë ishte përpjekur të shkonte deri në “Harlem” në këmbë me një pankartë ku shkruhej “drejtësi për Michael Brown”, i riu 18 vjeçar që u vra me plumb në Ferguson në gusht.

Në Uashington, disa qindra protestues u mblodhën gjithashtu para Shtëpisë së Bardhë, ku thërisnin “duart lartë mos qëlloni”, një sllogan që është bërë thirrje bashkuese për manifestuesit që prej dramës në Ferguson, një qyteti i vogël në Misuri (qendër).

Ata mbanin pankarta si “ndaloni terrorin racist të policisë!”, apo “jeta e të zinjve vlen!”, sipas korespondetëve në Shtëpinë e Bardhë. Manifestuesit ishin drejtuar për nga Kapitoli.

Manifestime, të përgatitura më parë, që prisnin vendimin përfundimtar të jurisë, u zhvilluan gjithashtu në Boston, Filadelfia, Denver, Siatëll, si edhe në Çikago dhe Salt Lejk Siti.

bbNë Okland (Kaliforni, perëndim të SHBA-së) rreth 2 000 persona kishin bllokuar një autostradë sipas kanalit televiziv CBS, që solli shumë arrestime, sipas të përditshmes “San Francisco Chronicles”.

Edhe në Los Anxhelos, disa manifestues u përpoqën por pa sukses të bllokojnë autostradat, por policët i penguan.

Presidenti Barack Obama, bëri thirrje, që nga Shtpia e Bardhë, për qetësim. “Ne jemi një komb i themeluar mbi respektin e ligjit”, kishte theksuar, duke i këkruar të gjithë atyre që kontestonin vendimin që të ishin më paqësorë. Madje ai theksoi se edhe familja e Michael Brown kishte kërkuar të evitohej çdolloj dhune.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button