Politika

Paloka: Zyrtarët, abuzuesit më të mëdhenj të energjisë

Partia Demokratike ka denoncuar zyrtarët e shtetit si abuzuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike, duke sjellë si fakt rastin e drejtorit të OSHEE në Lushnjë, i cili nuk paguan energjinë.

Edi_Paloka25nentorKryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka gjatë një deklaratë për media sot, tha se “drejtori i OSHEE-së në Lushnje ka favorizuar biznesin e tij, duke mos i paguar faturat e energjisë. Ky drejtor i Edi Ramës ka vjedhur të paktën 1 milionë e 600 mijë lekë. Ja ku është këtu fatura, që e nxjerr atë debitor”.

“Çfarë ka ndodhur me drejtorin e Ramës! A është ai sot në burg, si dhjetëra e qindra hallexhinj që nuk e paguajnë dot energjinë se nuk kanë bukë të hanë, sepse qeveria nuk ka hapur asnjë vend pune por ka mbyllur me mijëra? Jo nuk është në burg, është drejtor, është numri një i Energjisë për Lushnjën”, tha Paloka.

Po ashtu, Poloka është shprehur se problemi më i madh me energjinë sot, është vjedhja që bëjnë njerëzit e qeverisë. Humbjet më të mëdha vijnë nga korrupsioni qeveritar dhe favoret klienteliste me energjinë, ku vetëm me një tender vidhen 7 milionë euro.

“Partia Demokratike,  dënon me forcë  standartin e dyfishtë të Edi Ramës dhe pabarazinë para ligjit. Ndaj Shqipëria është në protestë, dhe protesta nuk ndalet”, u shpreh Paloka.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button