Europa

Papa Françesku: Evropa e “vjetër” duhet të shndërrohet në një referencë për njerëzimin

ee917-312x200Papa Françesku krahasoi sot para Parlamentit Evropian, Evropën e plakur me një gjyshe të dobësuar, duke e nxitur që të shndërrohet në një referencë për njerëzimin dhe të presë dhe ndihmojë migrantët që vinë drejt saj.

“Një bashkimi më të gjerë, më influent, duket sikur u bashkohet një imazh i një Evrope pak të plakur dhe të tkurrur, që ka tendencë të ndihet më pakë protagoniste”, vlerësoi ai para eurodeputetëve.

“Ndjesia e përgjithshme e dhënë nga kontinenti i Vjetër është ajo e një gjysheje, e një Evrope që nuk është më e frytshme dhe e gjallë, ndërkohë që bota është bërë gjithnjë e më pakë eurocentrike”, vlerësoi papa i parë jo evropian që shkon para institucioneve evropiane, në një fjalim të gjatë me ton shumë personal dhe kritik.

“Ka ardhur koha që të braktiset ideja e një Evrope të trembur dhe të mbyllur në vet-vete. Por duhet të jetë një pikë e çmuar për të gjithë njerëzimin”, theksoi ai.

“Ne nuk mund të tolerojmë që Mesdheu të shndërrohet në një varr gjigant! Me varkat që vijnë për ditë në brigjet evropiane, ku ka burra dhe gra që kanë nevojë për ndihmë dhe pritje”, bëri thirrje Papa sikurse kishte thënë edhe në korrik 2013 në ishullin italian të Lampeduzas.

Sipas tij, “Evropa duhet të ngrejë ligje që njëkohësisht mbrojnë të drejtat e qytetarëve evropianë dhe garantojnë pritje për migrantët”.

Françesku inkurajoi gjithashtu një zgjerim, veçanërisht në drejtim të Ballkanit, “që ka vuajtur shumë nga konfliktet e së shkuarës”.

“Dua të jap një mesazh paqeje dhe inkurajimi për të gjithë qytetarët e Evropës, në një moment që ajo shihet gjithnjë e më pakë si një protagoniste në botë, që shpesh e sheh nga lartë, me mosbesim dhe shpesh me dyshim”, shtoi ai duke përmendur shpirtin e themeluesve të BE-së që synonin të kalonin përçarjet dhe të favorizonin paqen.

“Por idetë e madha që dikur inspiruan Evropën duket se kanë humbur tërheqjen e tyre për t’u zëvendësuar nga teknikat burokratike të institucioneve”, u shpreh me keqardhje Françesku në fjalimin e tij.

Papa gjithashut dënoi “individualizmin dhe konsumizmin, mungesën e solidaritetit, burokracinë, që i reduktojnë njerëzit në hallka të një ingranazhi që i trajton si objekte konsumi”.

“Një Evropë që nuk është e hapur ndaj dimensionit të jashtëzakonshëm të jetës është një Evropë që rrezikon të humbasë avash-avash shpirtin e saj dhe atë shpirt humanist që ajo e dashuron gjithnjë”, theksoi Françesku.

Në fund ai theksoi se “kristianizmi nuk përfaqëson një kërcëvim për karaketrin shekullor të shteteve apo pavarësisë së institucioneve Evropiane, por më shumë i pasuron”, ndërkohë që disa eurodeputetë protestuan kundër kësaj vizite në emër të laicizmit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button