Politika

Meta mbështet Ramën: Jam pro hapjes së dosjeve

ilir-meta5-655x356-320x173Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, ka shprehur dakordësinë e tij për hapjen e dosjeve në Shqipëri, duke theksuar se kjo i shërben transparencës në interes të opinionit publik.

Një deklaratë që mbështet edhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, i cili para pak ditësh ka thënë se është pro hapjes së dosjeve në kohën e komunizmit.

Meta i ka bërë këto deklarata, duke iu përgjigjur interesimit të mediave pas takimit me homologun e tij turk, Cemil Çiçek.

“Hapja e dosjeve është një proces që ka një histori të gjatë sa ajo e tranzicionit. Për 24 vjet, është një çështje që hapet dhe rihapet në mënyrë të njëanshme, – nënvizoi kreu i Kuvendit. – Kësisoj, unë jam dakord për një hapje në shërbim të transparencës, por duke mos cenuar parimet e Kushtetutës që janë të rëndësishme, pasi i dimë problemet që kanë ndodhur me ligjin për lustracionin”.

Meta ka folur edhe për debatin për buxhetin e vitit 2015, të cilin e ka cilësuar të rëndësishëm dhe se është një përgjegjësi e qeverisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button