Ekonomia

FMN do te deklaroje qendrimin mbi reformat ne financat publike

Fondi Monetar Ndërkombëtar pritet të deklarojë sot ne mbremje qëndrimin e vet mbi reformat në ekonominë shqiptare përgjatë vitit 2014 si dhe parashikimet për vitin që vjen.
Konferenca-e-perbashket-per-shtyp-me-shefin-e-FMN-dhe-ministrat-Cani-e-Ahmetaj1-526x3502Përmes një konference për shtyp në krah të ministrit të Financave Shkëlqim Cani dhe atij të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, shefi i Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Nadeem Ilahi, pritet të paraqesë zyrtarisht qëndrimin mbi paketën fiskale, pr/buxhetin 2015, si dhe realizimi i kritereve të performancës, që do të mundësojnë lëvirimin e këstit të prapambetur të kredisë së FMN-së dhe këstit të radhes . Prej rreth 10 ditësh Misioni i FMN-së i kryesuar nga Nadeem Ilahi po diskutojnë me autoritetet shqiptare mbi performancen e financave shqiptare dhe reformat e nevojshme.

Misioni i FMN-së u largua në shtator, pa arritur në një marrëveshje me qeverinë shqiptare, çka shtyu disbursimin e transhit të tretë të huasë prej rreth 26 milion euro. Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) miratoi në fund të muajit shkurt të këtij viti marrëveshjen 36-mujore prej rreth 330.9 milion euro me Shqipërinë për të mbështetur programin e reformave të autoriteteve. Në muajin tetor dy ministrat Cani dhe Ahmetaj qëndruan për rreth 2 javë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku diskutuan me FMN-në lidhur me ecurinë e financave shqiptare. Gjatë disktuimeve të paketës fiskale e cila do të miratohet të enjten në seancë plenare, Ministri Cani tha se ajo është dakordësuar me FMN-ne.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button