Ekonomia

Misioni i FMN-së, ‘OK’ këstit prej 53 milionë eurosh per qeverine shqiptare

Shefi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, Nadeem Ilahi deklaroi të martën në mbrëmje, se misioni do t’i propozojë Bordit të FMN-së aprovimin e këstit të radhës së kredisë prej 53 milionë eurosh për qeverinë shqiptare.

FMN-3-300x200Shefi i Misionit, Ilahi i cili ndodhet prej 10 ditësh në Tiranë, deklaroi se stafi i misionit ka arritur marrëveshjen me qeverinë shqiptare për disbursimin e këstit, pasi tha ai kemi konstatuar se programi ekonomik i Shqipërisë po ecën sipas planit.
“Ne besojmë se paketa e politikave që po ndërmarr qeveria shqiptare është në rrugën e duhur. Shkalla e rritjes ekonomike do të jetë rreth 2 %. Kjo rritje erdhi si rezultat i rritjes së eksporteve, prodhimit të naftës dhe shlyerjes së detyrimeve të prapambetura”, deklaori Ilahi në konferencën e mbajtur këtë mbrëmje vonë në Ministrinë e Financave.

MInistri i Financave Shkëlqim Cani .në konferencën e përbashkët për shtyp me shefin e misionit të FMN-së. Foto Agim Dobi

Ilahi vlerësoi se autoritetet shqiptare mbeten të angazhuara për uljen e borxhit publik. “Pavarësisht shpenzimeve në sektorin e energjisë për herë të parë pritet të arrihet fillimi i zvogëliit të borxhit publik”, deklaroi ai.

Politika monetare, vijoi Ilahi, duhet të vazhdojë të mbështesë rritjen ekonomike. Ai bëri të ditur se ka shenja të rritjes së kreditimit në ekonomi, por kjo rritje theksoi ai, mbetet e ulët. Duke vlerësuar reformën e ndërmarrë nga qeveria në sektorin e energjisë, Ilahi tha se stafi i FMN-së mirëpret edhe mbështetjen që qeveria planifikon për shtresat në nevojë. I pyetur nëse shlyerja e detyrimeve të prapambetura ka ndikuar në uljen e kredive të këqija, Ilahi u shpreh se nuk ka të dhëna, por siguroi se kjo ka ndikuar në uljen e presionit mbi biznesin për kreditë e këqija.

.FMN (8) - CopyNdërsa, ministri i Financave, Shkëlqim Cani theksoi në fjalën e tij se objektivat e qeverisë për deficitin fiskal, borxhin dhe performancën e administratës doganore dhe tatimore janë plotësisht të arritshme . Z Cani tha se nga auditimi që i është bërë financave nga misioni i FMN-së për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura nuk janë vërejtur parregullsi. Ndaj, ai siguroi se do të vijojë procesi i shlyerjes së detyrimeve sipas planifikimit. Cani tha se deri tani janë shlyer 26 miliard lekë ndersa deri ne fund te vitit do te shlyhen gjithsej 35 miliard leke, sic u planifikua ne fillim te vitit.

FMN (4) - Copy

Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj u shpreh se negociatat me FMN-në nuk ishin të lehta. Kjo tha ai, për shkak të situatës ekonomike që gjetëm dhe për shkak se ekonomia ka kaluar një vit korrektimi. Rritja ekonomike, sipas tij, do të jetë 2-2.2 %. Sipas Ahmetaj, kjo shkallë rritjeje është e pamjaftueshme, ndaj tha ai, duhet vijuar me reformat. Ahmetaj informoi se është arritur dakordësia me FMN-në sa i takon buxhetit të vitit 2015 në detaje, ndërsa në parim është rënë dakord edhe për buxhetin afatmesëm. Duke folur për reformën në sektorin e energjisë, Ahmetaj u shpreh se 2015 merr përsipër të fillojë korrektimin e 22 viteve keqmenaxhim në këtë sektor.
Ndërsa Zëvendësguvernatore e Bankës së Shqipërisë ,Elisabeta Gjoni tha se Banka e Shqipërisë vëren shenja të lehta të gjallërimit të ekonomisë. Sipas saj, inflacioni mbetet në nivele të ulëta, ndërsa ekonomia performon nën kapacitetet e veta. “Banka e Shqipërisë vëren se problemi kryesor mbetet gjenerimi i shpejtë i rritjes ekonomike”, tha ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button