Kronika

Greqi, plagosi 15 persona në një lokal nate, arrestohet në Athinë shqiptari Arbër Bako

Forcat speciale të policisë greke kanë arrestuar sot në mesditë një shtetas shqiptar, si autorin e dyshuar të plagosjes se 15 personave në një lokal nate.

bako1-320x179Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 22 nëntorit në Athinë, ku 31-vjeçari ka qëlluar me një armë kallashnikov, duke lënë të plagosur disa klientë të lokalit.

Sipas mediave greke, personi i arrestuar është Arbër Bako, nga Kuçova, i cili është vënë në pranga në banesën e një mikut të tij në kryeqytetin grek.

Për arrestimin e Bakos, është përdorur edhe një helikopter i ushtrisë greke, ndërkohë që forcat speciale të “EKAM”-it kanë ndërhyrë për kapjen e tij.

Gjithnjë sipas mediave greke, përveç shqiptarit të dyshuar, janë arrestuar edhe dy miqtë e tij, L.K 34 vjeç dhe D.K 32 vjeç. Identifikimi dhe kapja e Bakos ka qenë e vështirë, pasi 31-vjeçari ndryshonte shpeshherë identitetin.

Gjithashtu, shqiptari akuzohet edhe për dy përplasje të tjera me armë, ku në rastin e parë dyshohet se ka vrarë një 44-vjeçar grek, ndërsa në një tjetër ngjarje ka plagosur një 21-vjeçar shqiptar.

Bako do të përballet me akuzën e vrasjes së një personi dhe plagosjes së 15 personave në një lokal nate “Mikrolimano” në lagjen “Goudi” në Athinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button