Politika

Festa e Pavarësisë, Kerry: Shqipëria është një aleate e fortë e NATO-s

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka uruar Shqipërinë me rastin e Ditës së Pavarësisë.

John Kerry speaking in LondonNë një deklaratë për shtyp, Sekretari Kerry u shpreh se, “Në emër të Presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, përgëzoj popullin e Shqipërisë teksa festoni Ditën e Pavarësisë të 102të më 28 nëntor”.

“Shqipëria është një aleate e fortë dhe e besueshme e NATO-s dhe një forcë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Falënderoj popullin shqiptar për mbështetjen e tyre për misionet ISAF dhe Mbështetja e Vendosur në Afganistan, si dhe kontributet e tyre të menjëhershme dhe të çmuara për koalicionin global për t’iu kundërvënë ISIL”, thote Kerry në urimin e tij.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin në mënyrë aktive përpjekjet e Shqipërisë për të përmbushur këkesat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ju përgëzoj për përparimin tuaj në rrugën drejt integrimit të plotë euroatlantik. Me këtë rast të posaçëm, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah jush si partneri dhe aleati juaj i palëkundur”, përfundoi dekaratën e tij Sekretari i Shtetit, John Kerry.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button