Politika

Rama u dorëzon lejen për Xhaminë e Madhe: Besimtarët myslimanë s’do falen më në rrugë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në një takim organizuar nga Komuniteti Mysliman me rastin e e fillimit të punimeve të xhamisë së re në qendër të Tiranës, asaj te Namazgjase, dhurate kjo me rastin e festave të Pavaresisë dhe Clirimit.

rama7-320x175Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij tha se “Sot përfundon më në fund dhe përgjithmonë ëndrra 20-vjeçare e myslimaneve për të patur xhaminë e tyre, ashtu si dhe besimet e tjera që kanë në qendër të Tiranës tempullin e tyre”.

“Përtej dy gureve inauguralë dhe llamarinave rrethuese elektorale, sot çlirohet njëherë e gjithmonë nga vargojt e politikës, pasi politika e la në mëshirë të fatit e në mes të rrugës, lutjen e madhe të myslimaneve për të ndërtuar xhaminë. Ne u morëm seriozisht me këtë çeshtje madhore të myslimaneve, jo se premtuam dhe jo se e pamë siç është parë nga politika, si depozitë të mundshme votash. Por, ky ishte një detyrim e i yni i politikës pa dallim partish, bindjesh dhe kapjesh për të bërë të mundur ndërtimin e kësaj xhamie. Komuniteti mysliman është shembull i bashkëjetesë dhe i bashkëpunimit dhe sot jane krijuar te gjitha mundësite për të bërë një tempull të vertetë për myslimanët”, tha Rama.

“Jam krenar që në një kohë relativisht të shkurtër i dhamë zgjidhje një problemi që ka ndenjur kaq gjatë i hapur si mungesë e vullneti politik”, tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button