Home / Presidenciale / Dita e Falënderimeve, Presidenti Nishani pritje për Ambasadën Amerikane

Dita e Falënderimeve, Presidenti Nishani pritje për Ambasadën Amerikane

Presidenti i Republikës ka pritur në “Pallatin e Brigadave” shtetasit amerikanë që punojnë në Shqipëri, me rastin e “Ditës së Falënderimeve”.

nishani2-320x191Për Presidentin Nishani, Amerika është aleti më i madh i shqiptarëve në çdo kohë, ndaj dhe meriton falenderimet e shqiptarëve.

“Kur Shqipëria ishte e rrezikuar të zhdukej nga të gjitha hartat gjatë kohës së mbretërisë, fill pas luftës dhe rënies së diktaturës, gjatë kohëve më të vështira kur na është rrezikuar mbijetesa Amerika gjithmonë na ka dhënë dhe kurrë nuk ka marrë”, u shpreh Presidenti Nishani.

Ambasadori amerikan, Aleksander Arvizu u shpreh se, ndihet i nderuar nga mikpritja shqiptare.

“Jemi shumë të nderuar që na keni hapur dyert sërish. Ne e dimë që kjo është një periudhe shumë e ngjeshur për Shqipërinë dhe ndaj ju falenderojmë ne dhe Presidenti Obama që i kushtoni vëmendje festës tonë tradicionale të “Falenderimeve”. Sigurisht që në “Ditën e Falenderimeve” na mungon familja jonë, por jemi shumë të nderuar nga mikpritja e Shqipërisë”, deklaroi ambasadori amerikan, Aleksander Arvizu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.