Kronika e zeze

Elbasan, humb jetën punëtori, u rrëzua nga kati i shtatë i një pallati në ndërtim

skele-320x173Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën ditën e sotme në Elbasan pasi u rrëzua nga kati i shtatë i një pallati. Ngjarja ka ndodhur në një objekt në ndërtim e sipër pranë bashkisë së qytetit, ku një person që punonte në këtë pallat është rrëzuar aksidentalisht nga kati i shtatë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Identiteti i viktimës, rreth 40 vjeç ende nuk dihet. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit të rëndë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button