Kosova

Albin Kurti: Duke nderuar heronjtë ecim rrugës së duhur

“Duke nderuar heronjtë, ne ecim rrugës së duhur”, tha kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti gjatë vizitës në Prekaz, ku bëri homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari”.
albin-kurti-ne-prekaz“28 Nëntori është Pavarësia e Shqipërisë dhe ditëlindja e komandantit Adem Jashari. Pikërisht në 43 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë,ka lindur komandanti Adem Jashari dhe pikërisht në vitin e 43 të lindjes së tij ai bie heroikisht. Ideja e Shqipërisë ka lindur heronjtë dhe duke nderuar heronjtë ne ecim rrugës së duhur”, tha Kurti.
Me rastin e Ditës së Pavarësisë dhe ditëlindjes së Adem Jasharit, Kurti bëri edhe një vizitë familjes së komandantit legjendar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button