Home / Qeveritare / Rama apel qytetarëve: Denonconi rastet korruptive

Rama apel qytetarëve: Denonconi rastet korruptive

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në përurimin e zyrës së  shërbimeve unike në Drejtorinë e Policisë së Vlorës se “ofrimi i të gjithë shërbimeve të Policisë së Shtetit ndaj qytetarit në një sportel të vetëm, synon të luftojë korrupsionin”.

Kryeministri-Edi-Rama-peruron-Zyren-e-Sherbimeve-Unike-ne-Vlore-Foto-Harilla-Koçi-1Duke vënë në dukje se ofrimi i shërbimeve nga një sportel i vetëm jo vetëm ofron shërbim cilësor, por edhe u kursen kohë qytetarëve, Rama tha se shërbimi i Policisë së Shtetit ndaj qytetarit, tashmë është një shërbim i unifikuar, dhe ofrohet në një sportel të vetëm, në të gjitha zyrat e policisë së shtetit në mbarë vendin.

Kreu i qeverisë tha se “kjo shmang kalimet nga një zyrë në tjetrën, duke u kursyer kohë qytetarëve dhe duke shmangur kështu edhe korrupsionin. Ka një afat standard për çdo procedurë nga 3 ditë për vërtetimet deri në maksimumi 60 ditë për licencat”.Kryeministri Edi Rama peruron Zyren e Sherbimeve Unike ne Vlore Foto Harilla Koçi (2)

Me hapjen e këtyre zyrave, tha Rama qytetarët e Vlorës do të kenë jo vetëm një godinë të re të Policisë për të marrë shërbimet e nevojshme, por edhe do të përfitojnë një shërbim më cilësor ndaj tyre.

Gjithashtu, Kryeministri prezantoi  një tjetër nismë në dispozicion të qytetarëve për të denoncuar të gjitha rastet abuzive, korruptive apo të vonesave në marrjen e shërbimeve. Në faqen online të kryeministrisë dhe të gjitha ministrive nëpërmjet shërbimit “Kutia e shërbimeve online”, qytetarët mund të denoncojnë rastet korruptive.

“Kutia e shërbimeve online në faqen e kryeministrit dhe në faqen zyrtare të çdo ministri do të jetë mundësia, që çdo qytetar i këtij vendi të ankohet drejtpërdrejt për vonesat në marrjen e shërbimit. Ne e dimë shumë mirë që korrupsioni është një monster që ka dhjetëra e qindra pamje, por dimë po ashtu se pamja e tij e fshehtë qëndron pas vonesave në marrjen e shërbimit”, u shpreh ai.

Për këtë arsye, nënvizoi Rama, ne kemi hartuar dhe kemi vënë në shërbim të qytetarëve një program të ri bashkëpunimi për të luftuar korrupsionin. Çdo qytetar është i ftuar që të denoncojë rastet abuzive”

Leave a Reply

%d bloggers like this: