Home / Teknologji / BlackFriday zbret çmimet e Xbox One dhe PlayStation

BlackFriday zbret çmimet e Xbox One dhe PlayStation

Nëse ju pëlqejnë video lojërat, atëherë kjo do të jetë oferta e vitit për ju, të cilën e sjell “E premtja e zezë” ose BlackFriday, siç quhet në origjinal.

blackfriday-zbret-ccedil-mimet-e-xbox-one-dhe-playstation_hdSipas një njoftimi të ri thuhet se konsola e famshme e Microsoft, Xbox One do të shitet përkohësisht për vetëm 299 funta, që i bie se blerësit e rinj do të kursejnë rreth 179 funta nga çmimi aktual.

Në çmimin e ri të konsolës do të përfshihen edhe dy titra të Assassins Creed, Lego Marvel dhe Forza 5.

Oferta e re e konsolës do të fillojë prej sonte në mesnatë, dhe ende nuk dihet se sa do të zgjasë. Mirëpo, për ata që bëjnë blerje online, ky çmim me siguri se do të jetë i favorshëm.

Por edhe fansat e PlayStation nuk duhet të jenë në panikë, sepse thuhet se edhe çmimi i konsolës së Sony do të lirohet dhe do të përfshijë lojërat si Driveclub dhe The Last of Us.

Black Friday fillon në mesnatë, dhe shumë blerës do të mund të përfitojnë nga zbritjet e shumta.

Leave a Reply

%d bloggers like this: