Rajoni

Festa e Flamurit festohet në të gjitha trojet shqiptare

Në komunat shqiptare në Serbi, Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë sot u festua 28 Nëntori, 102 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë.

presheva2Rrugët janë mbushur me të rinj e të reja me flamuj në dorë , ku krahas flamurit shqiptar sot në Kosovën Lindore është parë edhe ai i Kosovës, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.
Anë e kënd qyteteve shqiptare në Serbi vërehet atmosferë festive. Flamuri gjithashtu valvitet para godinës në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Kryetarët e komunave të shqiptare Nagip Arifi, Ragmi Mustafa, si dhe Jonuz Musliu, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, vendosën flamurin kuqezi para selisë së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc në praninë e qytetarëve të shumtë.
Kryetari KKSH-së Musliu pas vensosjes së flamurit tha për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” se “ky flamur kuqezi që e vendosëm sot në Bujanoc në ballkonin e KKSH-së dhe flamujt e tjerë që po shikoni në Preshevë e Medvegjë flet qartë se ne kemi sot festë dhe për t’i treguar të gjithëve se ne jemi në trojet tona dhe kjo është tokë shqiptare, për të cilat të fundit dhe të parët tanë kanë derdhur gjak”.
Më pas në disa lokale u festua me muzikë e valle popullore. Situata në Luginën e Preshevës është e qetë.
Festa e Flamurit po festohet sot në të gjitha qytetet shqiptare në Maqedoni, ku po zhvillohen aktivitete të shumta kulturore e politike.preshev
Me rastin e Festës së Flamurit, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, mbahet koncert nga shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Çairit, festa do të vazhdojë me Ansamblin “Emin Duraku”, këngëtarët Beni Ajrullahu, Irena Toqi, DJ Leerik dhe Ilir Shaqiri.
Ndërkohë në Tetovë, zhvillohet akademi solemne me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit kombëtar, ndërsa në Gostivar, Qendra për Kulturë në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit, organizon manifestime festive duke i përfshirë shkollat tetëvjeçare të komunës.
Gjithashtu me rastin e Ditës së flamurit shqiptar – 28 Nëntori, promovohen librat “Rilindasit shqiptarë” të autores prof. Gordana Sinadinovska dhe “Shqiptarët ortodoks në RM” të autorit prof. dr. Branko Sinadinovski.
Festime sot nuk ka patur vetëm në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe në Vlorë, por edhe në qytete të mëdha botërore ku banojnë shqiptarë, si në Nju Jork, Londër, Munih etj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button