Kronika

Fushë-Krujë, lëndë plasëse shtyllës së tensionit të lartë, çaktivizohet në kohë

Shpërthimet e tritolit në Fushë-Krujë janë bërë lajm pothuajse i përditshëm, por këtë herë objektiv ka qenë një shtyllë e tensionit të lartë.

shylle Sipas policisë, paraditen e sotme në komisariatin e policisë së Krujës ishte marrë informacioni se një sasi lënde plasëse e llojit tritol ishte vendosur në një shtyllë të tensionit të lartë në fshatin Halilaj të Fushë-Krujës me qëllim për ta hedhur në erë. Ndërhyja në kohe e policisë bëri të mundur edhe parandalimin e ngjarjes së rëndë.

“Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, grupi hetimor dhe ekspertë xhenierë, ku punohet për çaktivizimin e lëndës plasëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button