Home / Arte / Ekspozita / 70-vjetori i çlirimit, Muzeu Historik Kombëtar ekspozon objekte të luftës

70-vjetori i çlirimit, Muzeu Historik Kombëtar ekspozon objekte të luftës

Muzeu Historik Kombëtar i është bashkuar atmosferës festive, duke hapur një ekspozitë  nën logon “Shqipëria në Luftën e Dytë Botërore”, duke sjellë një tjetër panoramë historike për 70- vjetorin e Çlirimit.  Qëllimi i ekspozitës është njohja e publikut me kontributin e shqiptarëve gjatë luftës antifashiste në periudhën 1939-1944.

nacEkspozita përmban objekte, imazhe fotografike dhe filma, të cilat pasqyrojnë momentet kryesore të luftës së popullit shqiptar kundër okupatorëve nazi-fashistë. Ekspozita është fokusuar kryesisht në koleksionet e flamujve të përdorur gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, objekte të dëshmorëve të rënë në luftë, objekte të shqiptarëve që vuajtën në kampet naziste të përqëndrimit, si dhe objekte të banorëve të fshatit Borovë të Kolonjës, që u masakruan nga trupat naziste.

Që në orët e para te dites vizitorët ishin të shumtë dhe të grupmoshave të ndryshme dhe interesi i tyre për historinë e objekteve ishtë i lartë. Dyert e Muzeut Hisorik Kombëtar do të qëndrojnë të hapura për të gjithë qytetarët, të cilët janë të interesuar të vizitojnë objektet të cilat përfaqësojnë një periudhë të caktuar të luftës heroike të kombit shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.