Kuriozitete

Pilula që i bën gazrat me aromë çokollate dhe trëndafili

pilulaaBota është ende në kërkim të pilulave çudibërëse, të cilat arrijnë që të zgjidhin edhe problemet më të pazakonta të shëndetit. Së fundmi është krijuar një pilulë vërtetë origjinale, e cila u ndryshon erën gazrave, duke bërë që të mbajnë aromë trëndafili ose çokollate.

Bëhet fjalë për një pilulë, të shpikur nga francezi Christian Poincheval, 65 vjeç, i cili ka menduar që të gjejë zgjidhje për gjithë ata persona që kanë probleme me aromat e gazrave, duke i shndërruar në aroma të këndshme.

Siç shkruan “Telegraph”, ideja i erdhi kur teksa ndodhej një mbrëmje nën shoqërinë e disa miqve të tij, për shkak të vaktit të rëndë të ngrënë kishte lëshuar disa gazra pa u kontrolluar. Por pas studimeve që zgjatën prej kohësh ai arriti të krijojë këto pilula, të cilat janë të përbëra në masën 100% nga elementë natyralë, si finoku, trëndafili, algat dhe boronica.

Pasi u aprovuan nga autoritetet shëndetëshore, pilulat shiten në internet në sajtin pilulepet.com. edhe çmimi i kësaj pilule është me leverdi, pasi kushton 9.99 euro dhe ka 60 kokrra brenda.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button