Ekonomia

Ulja e normës së interesit/ Ekspertët, pro dhe kundër vendimit të BSH-së

-Ekspertët ndajnë mendime të kundërta në lidhje me vendimin e fundit të Bankës së Shqipërisë, mbi ulja e normës bazë të interesit per lekun.

rritje ekonomikeDisa e vlerësojnë si përgjigjen e duhur ndaj dobësisë së vazhdueshme të kërkesës dhe inflacionit nën objektiv, por për disa të tjerë kjo masë rrezikon të tkurrë depozitat bankare dhe të nxisë tregun informal të parasë.

Arjan Kadareja, ish-anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës Qendrore, shprehet se çlirimi i mëtejshëm i politikës monetare është komplementar me kahun shëtrëngues të politikës fiskale në buxhetin e vitit 2015. Eksperti i ekonomisë Pajtim Melani, mendon se ulja e normës bazë ishte e gabuar.

Sipas tij, politika monetare e ka ezauruar efektin e vet dhe një ulje e mëtejshme vetëm rrezikon të nxjerrë paratë e njerëzve nga sistemi bankar, për shkak të uljes drastike të interesit të depozitave. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë uli të mërkurën normën bazë të interesit në 2.25%, niveli më i ulët historik.

Ulja u argumentua me vështirësitë për ta kthyer inflacionin në objektiv, si pasojë e goditjeve më të forta të ofertës dhe e dobësisë së vazhduar të kërkesës agregate.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button