Home / Arte / Ekspozita / 70-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, ekspozitë në Kryesinë e Kuvendit

70-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, ekspozitë në Kryesinë e Kuvendit

Institucioni i Kuvendi i Shqipërisë (Kryesia dhe Salla Plenare) në kuadër festimeve për 70-vjetorin e Çlirimit të Atdheut, hapi sot dyert për publikun duke filluar nga ora 09:00 e deri në orën 15:00.

ekspozitaMe këtë rast në ambientet e brendshme të Kryesisë së Kuvendit janë ekspozuar për publikun fotografi dhe video në kujtim të dëshmorëve të rënë gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Gjithashtu, janë ekspozuar edhe disa nga sendet personale të heronjve që janë trashëgimi e Muzeut Kombëtar.

Kuvendi i Shqipërisë hap dyert për qytetarët në nderim të 70-vjetorit të Çlirimit të Atdheut

Kuvendi i Shqipërisë hap dyert për qytetarët në nderim të 70-vjetorit të Çlirimit të Atdheut

Qytetarë të shumtë kanë vizituar gjatë gjithë kohës ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Të rinj e të reja, por edhe të rritur, janë njohur më nga afër me ambientet ku zhvillohen mbledhjet e komisioneve të përhershme parlamentare.

Kuvendi i Shqipërisë hap dyert për qytetarët në nderim të 70-vjetorit të Çlirimit të Atdheut

Ndërkaq, edhe në godinën e Sallës Plenare, qytetarë të shumë vizituan ambientet e brendshme, të cilat gjithashtu ishin hapur në kuadër të festimeve për 70-vjetorin e Çlirimit të Atdheut si dhe në nderim të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.