Ekonomia

Turizmi shqiptar prezantohet në Itali

Me rastin e Festës së Pavarësisë, Shqipëria u prezantua në Romë në kompleksin prestigjoz të Vittoriano-s me një ekspozitë fotografike me titullin “Shqipëria nga qielli dhe nga thellësitë e kaltra” e organizuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit në bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare në Romë.

shqiperia-ne-italiFotografët e njohur Igli Pustina dhe Alket Islami sollën për publikun e shumtë bukuritë e natyrës shqiptare, bregdetin, alpet, monumentet e kulturës dhe të arkeologjisë. Por jo vetëm kaq, qe e pranishme edhe moda, me krijimet e stilistes së re shqiptare Dorina Kola, tanimë një emër i njohur në Itali e jashtë saj.

Hapja e ekspozitës u ndoq me interes të madh nga një numër befasues pjesëmarrësish në ditën e parë. Ekspozita, e realizuar në kuadrin e projektit për promovimin e vendeve që do të marrin pjesë ne panairin “Expo Milano 2015”, do të qëndrojë e hapur deri më 9 dhjetor.

Në mbyllje është në program një takim i zgjeruar për t’u ilustruar investuesve dhe operatorëve turistikë italianë mundësitë e mëdha që ofron Shqipëria në këtë fushë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button