Rajoni

Putin në Ankara për të konsoliduar alenacën ruso-turke

Presidenti rus Vladimir Putin, zhvillon sot një vizitë në Turqi për të biseduar mbi çështjet e energjetikës dhe tregtisë mes dy vendeve, që, pavarësisht divergjencave mbi krizat në Siri dhe Ukrainë, janë të vendosur të përforcojnë bashkëpunimin e tyre.

ee942-299x200Putini, i shoqëruar nga shumë ministra, do të pritet në mesditë nga homologu i tij, Recep Tayyip Erdogan, në të riun, luksoz dhe shumë të përfolur pallatin presidencial për një takim ballë për ballë të ndjekur nga një mbledhje e komisionit të bashkëpunimit dypalësh të nivelit të lartë.

Marrëveshje bashkëpunimi pritet të nënshkruhen mes dy krerëve, që më pas do të mbajnë një konferenc për shtyp të përbashkët.

Sipas një burimi zyrtar turk, takimi i sotëm pritet të bjerë mbi bisedimet e angazhuara nga Ankaraja për të marë një ulje të çmimit të importimeve të gazit natyral rus, që përfaqëson 60 për qind të furnizimit të Turqisë.

Qeveria islamiko-konservatore turke i ka kërkuar gjithashtu Moskës një rritje të livrimeve të saj të gazit. “Gazprom”-i ka premtuar të furnizojë me 30 miliardë metra kub këtë vit, kundrejt 26,7 miliardë në vitin 2013.

Turqia është klienti i tretë i gazit natyral rus, pas Gjermanisë.

Bashkëpunimi energjetik është një prioritet mes dy vendeve. Moska ka filluar kontratën për fabrikimin e centralit të parë bërthamor rus në Turqi, për një vlerë prej 20 miliardë dollarë. Projekti njohu disa probleme teknike por reaktori i parë nga katër të tillë do të jetë operacional që nga viti 2020, sipas Ankarasë.

Vlera e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve arrinte në 32,7 miliardë dollarë në vitin 2013. Të sigruta në vetvete, dy kryeqytetet kanë vendosur objektivin ambicioz për të trefishuar këtë vlerë duke kërkuar të arrinë sa më shpejtë nivelin e 100 miliardë dollarëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button