Ekonomia

Cani: Ndryshimet në ligjin “Për procedurat tatimore” sjellin lehtësi për biznesin

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani deklaroi të hënën se ndryshimet në ligjin “Për procedurat tatimore” sjellin lehtësi për biznesin. Duke folur në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, i cili nisi sot diskutimin e pr/ligjit, ministri Cani bëri të ditur se është synim i vazhdueshëm i qeverisë që të përmirësojë klimën e biznesit, të qartësojë, të thjeshtojë dhe të lehtësojë procedurat tatimore për tatimpaguesin.

cani-1024x717Në të njëjtën kohë, tha ai, ky projektligj synon ruajtjen e integritetit fiskal duke vendosur kushte të barabarta dhe konkurrencë të ndershme nëpërmjet luftës së informalitetit. Ai renditi tre lehtësitë e paraqitura përmes pr/ligjit.
“Pr/ligji parashikon vendosjen e detyrimit të administratës tatimore për të publikuar vendimet e gjykatave lidhur me çështjet tatimore, vendosjen e një afati minimal për garancinë bankare të vendosur nga subjekti tatimpagues me qëllim apelimin e vendimit të Drejtorisë së Apelimit etj, si dhe shkurtimin e afatit ligjor të vendimit të Drejtorisë së Apelimit tatimor, në 60 ditë nga 90 ditë që është afati i parashikuar në këtë ligj për dhënien e vendimit nga Drejtoria e Apelimit”, deklaroi ministri Cani. Gjithashtu, përsa i përket miradministrimit, luftës ndaj informalitetit dhe vendosjes së kushteve të barabarta të konkurrencës, projektligji propozon një sërë masash të rëndësishme në drejtim të shkëmbimit të informacionit, menaxhimit të regjistrit të tatimpaguesve, trajtimit të shmangies apo evazionit tatimor të mosdeklaruesve si dhe marrëdhënieve ndërmjet administratës tatimore dhe bankave apo administratës tatimore dhe personave të tretë debitorë të tatimpaguesve. “Shmangia 3 herë nga detyrimi tatimor, do t’i çojë ato subjekte drejt ndjekjes penale, duke garantuar kështu funksionimin e rregullave dhe të ligjit”, tha Cani.

Në bazë të trajtimeve ligjore ekzistuese, paraqitja e një kërkese për rimbursim TVSH-je duhet të shoqërohet me kontroll në vend nga administrata tatimore, kontrolle këto të cilat përbëjnë kohë dhe kosto administrative për tatimpaguesin dhe administratën tatimore sidhe vonesa në respektimin e afatit të rimbursimit. Për të ulur këtë kohë dhe kosto, ministri Cani tha se propozohet që kontrollet lidhur me rimbursimin e TVSH-së të bëhet
vetëm në bazë të analizës së riskut dhe kërkesat për rimbursim TVSH-je të cilat nuk janë me risk të procedohen automatikisht për rimbursim.
Gjithashtu, për të garantuar dhënien në kohë të rimbursimit të TVSH-së është përcaktuar se pagesa e tepricës kreditore të rimbursueshme kryhet brenda pesë ditëve, nëpërmjet sistemit të thesarit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button