Libri

SHBA blen arkivën e Markezit

Arkiva e shkrimtarit të mirënjohur Gabriel Garcia Markez është blerë nga Universiteti i Teksasit. Dokumentet e kolumbianit, fituesi i çmimit Nobel, mbërritën në Shtetet e Bashkuara, një vend ku politika e jashtme e Kolumbisë nuk është shumë e preferuar.

Gabriel Garcia Marquez Portrait SessionQendra “Harry Ransom”, e vendosura në Universitetin në Austin, deklaroi këtë javë se: Koleksioni përfshin dokumente nga më shumë se 50 vite të veprimtarisë së Markesit dhe se ajo përmban dorëshkrime origjinale të 10 librave, ndër të cilat edhe dorëshkrimi i “Njëqind vjet vetmi” . Ndër dokumentet e vlefshme janë dhe fjalimi i Markesit kur mori çmimin Nobel për letërsinë në 1982 dhe gati 2000 letra, të tilla si ato që ka shkëmbyer me Carlos Fuentes dhe Graham Greene. Koleksioni gjithashtu përmban dhe makina shkrimi dhe kompjutera, përdorura nga Markez. Pjesa më e madhe e dokumenteve është në spanjisht dhe Qendra “Harry Ransom” planifikon t’i dixhitalizojë në të ardhmen.

“Universiteti i Teksasit në Austin, me ekspertizë të njohur dhe për Amerikën Latine dhe në ruajtjen dhe studimin e procesit të shkrimit, do jetë shtëpi e natyrshme e këtij koleksion shumë të rëndësishëm,” u tha në një deklaratë të lëshuar nga presidenti i Universitetit të Teksasit.

Ndërkohë, Universiteti përveç se pohoi se kishte blerë një koleksion të familjes Marquez, nuk tha se sa kushton. Marquez, një mik i ngushtë i udhëheqësit të Revolucionit Kuban, Fidel Castro, ishte kritik i zëshëm i politikës amerikane në Amerikën Latine. Ai vdiq në moshën 87-vjeçare në Ciudad të Meksikës, ku ai kaloi shumicën e jetës së tij.

Shkrimtari meksikan Omero Aridhis pohoi se është “Ironi ideologjike që dokumentet e Marquez kanë gjetur strehë në tokën amerikane.” “Kjo është një kontradiktë, sepse paçka një dore pragmatike, nga ana tjetër, ajo kundërshton bazën e karrierës së Garcia Marquez”, shtoi Aridhis.

“Ransom Center” tashmë ka në arkivat e veta dorëshkrimet e shumta të Jorge Luis Borges, William Faulkner, James Joyce, Samuel Beckett, TS Eliot, Ernest Hemingway dhe John Steinbeck.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button