Film

“Gone Back” i Ernest Mehollit triumfon në “Albanian Film Week”

Edicioni i tretë i festivalit “Java e Filmit Shqiptar”, përfundoi këtë fundjavë . Ngjarja që promovon kinematografinë shqiptare dhe që synon të bëhet traditë e shqiptarëve që jetojnë në Nju-Jork, u mbyll me disa çmime interesante.

meholliFilmi “Gone Back” i Ernest Mehollit ka marrë çmimin kryesor të mbrëmjes, atë për filmin më të mirë të metrazhit të gjatë, me Astrit Alihajdarajn si aktorin më të mirë për rolin e tij kryesor në këtë film. Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër është zgjedhur “She Comes in Spring” me regji të Antoneta Kastratit, ndërsa aktorja Rebecca Rivera nga ky film është shpallur aktorja më e mirë e festivalit.

Trimor Dhomi ka marrë çmimin për kompozimin më të mirë, për filmin “The Miserable”, ndërsa dokumentari më i mirë është “Lives”, nga Arian Mustafa. “Ballkoni” nga Lendita Zeqiraj është shpallur regjia më e mirë, ndërsa skenari më i mirë ka shkuar për filmin “Ada” nga Spartak Pecani.

Fotografia më e mirë ka shkuar për Boubkar Bezabat. Produksioni më i mirë ka shkuar për “The Group” nga Blerim Gjoci, ndërsa çmimi i audiencës ka shkuar për filmin “My City Screams” nga Ibrahim Deari dhe Arben Fejzullahu

“Dear Nita” nga Alban Zogiani ka marrë çmimin e editimit më të mirë, ndërsa “Pandora” nga Arlinda Morina”, “Zibidi” e Nart Zeqirajt, “Darka” e Suela Bako, “ Fated” nga Blerim Gjoci, “Beyond the River” e Sabir Kanaqit, dhe emrat Edona Reshitaj dhe Afrim Muçaj kanë marrë mirënjohje speciale. Çmimin për vepër jetësore e ka marrë Xhevat Limani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button