Kosova

MASHT-i ofron shkollim gjatë gjithë jetës

Ka filluar konferenca “Arsimi i të rriturve dhe mësimi gjatë gjithë jetës” e cila po mbahet në kuadër të “Javës së të mësuarit gjatë gjithë jetës” e që ka për qëllim shkollimin e qytetarëve të vendit të cilët për shkak të rrethanave të ndryshme nuk kanë pasur mundësi ta përfundojnë shkollimin në moshën e duhur.

masht-i-ofron-shkollim-gjat-euml-gjith-euml-jet-euml-s_hdNë ditën e parë të kësaj konference e cila është organizuar nga Ministria e Arsimit, ajo e Kulturës dhe e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në mungesë të tij, në emër të ministrit Ramë Buja ka folur këshilltari Agim Berisha, i cili ka thënë se qëllimi i kësaj ministrie është që të krijohen kushte për mësim gjatë gjithë jetës.

“Vizioni i MASHT-it është që të krijohet një sistem gjithëpërfshirës arsimor i cili do të siguroj për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës qasje të barabartë në arsimin në të gjitha nivelet. Sistem që ofron për të gjithë qytetaret e Kosovës shkathtësi për gjatë gjithë jetës, dije të avancuar e të integruar në shoqërinë evropiane”, ka thënë ai.

Kurse, drejtori i Departamentit të Rinisë në Ministrinë e Kulturës, Xhevat Bajrami i cili ka folur në emër të ministrit të kësaj ministrie Memli Krasniqi, ka thënë se rinia në vendin tonë është pasuria më e madhe të cilës duhet t’i jepet hapësirë në të gjitha fushat.

“Një rini energjike, dinamike dhe aspiruese të cilën duam ta shohim si promotor dhe aktor kyç në zhvillimin e vendit si në fushën ekonomike ashtu edhe në zhvillimin e kulturës, sportit dhe rinisë në përgjithësi. Qëllimi jonë si MKRS ka qenë që përmes projekteve të përbashkëta në edukimin joformal, gjegjësisht trajnimeve për ta duke krijuar mundësi dhe kushte për zhvillimin e sektorit të rinisë në Kosovë”, ka theksuar ai.

Ai ka shtuar se është nevojë e menjëhershme që kësaj kategorie t’i japim mundësi dhe hapësirë për kontribut në të gjithë sektorët.

Kurse, këshilltari i ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Behxhet Gaxhiqi i cili ka folur në emër të ministrit Rashiq, ka thënë se MPMS ka për objektiv që ta fuqizoj dhe përmirësoj mirëqenien sociale përmes ofrimit të mundësive për shkollim.

“MPMS i ka dy objektiva kryesore, misionin dhe vizionin e saj si i ka çdo ministri tjetër. Por tematikat që i përfaqëson ministria është pak sa më e ndjeshme në aspektin social se sa në atë aspektin e edukimit dhe arsimimit. Vizioni i MPMS-së është të siguroj zgjerimin e mundësive për punësim dhe të siguroj një mirëqenie për të gjithë qytetarët . fuqizimi dhe krijimi i hapësirës për mirëqenie sociale, duke krijuar infrastrukturë për punësim dhe aftësim profesional që do të ngris cilësinë në ofrimin e shërbimeve për të gjithë qytetarët në gjendje të nevojës sociale”, ka thënë ai.

Konferenca e cila pritet të zgjasë katër ditë, do të përfshijë edhe punëtori dhe aktivitete të ndryshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button