Europa

Ndotja e ajrit kushton miliarda

Rritje e numrit të sëmundjeve, të korra të dëmtuara: Pasojat e ndotjes në Europë janë katastrofike. Me kosto së paku 59 miliardë euro, konkludon një studim i Agjencisë Europiane të Mjedisit.

Sarajevë 2013

Londra në mjegull? Oxhakë fabrikash që pompojnë tym? Këto i përkasin tani së shkuarës. Emetimet në këto rajone janë në ulje e sipër, cilësia e ajrit në Europë është përmirësuar dukshëm. Megjithatë përqëndrimi i përbërësve të ndotjes është ende i lartë, aq i lartë saqë ata e dëmtojnë seriozisht shëndetin. Ky është përfundimi i një studimi të Agjencisë Europiane të Mjedisit (EUA) në Kopenhagen. Si një institucion i Bashkimit Europian, kjo agjenci ofron informacione të pavarura për mjedisin. 14.000 fabrika, centrale energjitike dhe ferma bujqësore ka kontrolluar EUA, me qëllim që të nxjerrë koston, që i shkakton shoqërisë përmes përbërësve ndotës në Europë. Për vitin 2012 kjo shifër është 59 miliardë euro, me gjasë kjo shifër arrin deri në 189 miliardë euro, sipas EUA.

Sa kohë jete humbasim përmes rreziqeve të shtuara për shëndetin?

Matja bazohet në modelet e ndryshme të dëmeve ekonomike. Këto orientohen sipas të dhënave subjektive për vlerësimin e një viti jete. Në qytetet e mëdha, ku jeton shumica e popullsisë, vlerat e ozonit, gazit nitrit dhe grimcave ndotëse tejkalohen shpesh. “Gjysma e kostove të dëmeve shkaktohet nga 1% e industrisë”, thotë drejtori i EUA, Hanns Bruyninckx. “Një përfundim tronditës.” Përfundimi i dytë i studimit: “Tek 30 emetuesit më të mëdhenj të gazrave ndotës gjenden 26 prodhues të qymyrdrurit e qymyrgurit – kryesisht në Gjermani, Poloni, Bullgari, Rumani.- Por edhe industria e çelukit dhe ajo kimike prodhon gazra ndotës.

Smog në Pekin
Smog në Pekin

Arne Fellermann nga Zyra e Mjedisit të BE-së, thotë se “fakti që edhe tetë centrale ndodhen në Gjermani, nuk është ndonjë gjë e re. Por duhet bërë dallimi: Ata prodhojnë si sasi më shumë dioksid karbonik të dëmshëm, por janë më efikas se prodhuesit e rrymës në Europën Lindore dhe Francë.”

Për këtë studim agjencia e mjedisit ka matur emetimet e gazrave ndotës për një periudhë pesë vjeçare. Nga viti 2008-2012 kostoja e përafërt llogaritet me 329 miliardë euro, madje ajo shkon sipas disa llogaritjeve deri 1.053 miliardë euro. Në territoret përreth centraleve energjitike apo prodhuesve të energjisë u panë rastet e vdekjeve, kostot për shtrimet në spital për sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, të zemrës mungesat në punë për arsye shëndetësore dhë dëmet në objekte.

“Ka mundësi teknologjike për të ndryshuar mënyrën e prodhimit të 500 emetuesve më të mëdhenj të gazrave ndotës”, thotë Arne Fellermann. Megjithatë koncernet argumentojnë se me shpenzimet për mbrojtjen e mjedisit, ato humbasin aftësinë e konkrrencës.. “Dorothee Holz nga Agjencia “Ndihma Gjermane për Mjedisin (DUH) thoë se “ndotja e ajrit nuk ndalon para kufijve, prandaj është e nevojshme një politikë europiane për ajër të pastër.”

Firmat industriale duhet ta përshtasin rregullisht pastrimin e gazrave me teknologji të reja. Po qe se qeveria gjermane e ka seriozisht me kthesën energjitike, atëherë duhet të merren në vëzhgim centralet e qymyrit.

Por edhe trafiku dhe ekonomia bujqësore e ndotin ambientin: Përqëndrimet e ozonit dëmtojnë të korrat. Gazi metan dëmton shtresën e ozonit, nitratet si amoniaku thithen nga toka dhe ndotin ujërat.

Efekti i studimit dhe politika europiane

Termocentrale në Kinë
Termocentrale në Kinë

“Një pjesë e fondeve për ruajtjen e mjedisit mund t’i jepet industrisë dhe ekonomisë bujqësore. Por BE e praktikon shumë pak këtë formë”, kritikon Arne Feller nga Zyra e Mjedisit të BE-së. Nëse mund të ndryshojë kjo politikë në të ardhmen nuk dihet. Nën drejtimin e kreut të KE-së, Jean-Claude Juncker eurokomisionerët po diskutojnë për të marrë në shqyrtim rregulloret e paketës për mbrojtjen e ajrit nga ndotja në favor të aftësisë konkurruese.

Sipas Feller “perceptimi për problemet e mjedisit dhe dëshirën për ajër të pastër mund ta kesh vetëm nëse e ke pjatën plot, kur ke punë dhe nuk e vret mendjen për probleme ekzistenciale.” Por shoqëria paguan një kosto edhe për humbjen e ditëve të punës, deficitin në të korra, rritjen e përdorimit të energjisë. Prandaj duhet pyetur: “Çfarë do të bëhet me industrinë tonë? Duam t’ia rrijmë qëllimet apo do të pranojmë ndotjen e ajrit? Dhe sa na kushton e gjitha kjo?”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button