Moda

Çantat e vjeshtës, praktike dhe trendi

Çanta, duhet të jetë sa më praktike, por gjithashtu edhe në modë, madje edhe e tendencave të fundit. Ndryshe, ç’kuptim do të kishte?!

Përgjatë javës, ditët janë të ngjeshura dhe koha për të organizuar gjithçka është gjithmonë e pamjaftueshme. Çanta, si një ndër aksesorët më të rëndësishëm të veshjes, bashkë me këpucët, mbetet përherë protagonistja kryesore.

Prandaj, për këtë sezon po përdoren gjithmonë e më tepër çantat e bollshme, aty ku mund të gjesh gjithçka dhe për çdo rast.

Ndiqni disa modele të sjella nga Stella Mccartney, Nina Ricci, Diane Von Furstenberg, apo edhe nga Proenza Schouler, Viktor and Rolf e Fendi.

Nuanca dhe ngjyra të hapura për t’u dhënë pak dritë ditëve gri të vjeshtës, apo edhe të errëta për të gjitha ato që e duan errësirën, modele të ngurta, përzierje materialesh, dizajn dhe printe, elegante dhe shik, gjithçka do të gjeni në këto lloj çantash…

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button