Rajoni

Serbia nën “akullin” politik

Në raportet mes Kroacisë dhe Serbisë janë shënuar disa mosmarrëveshje serioze. Shkaktari kryesor i përplasjeve të fundit është ultranacionalisti Vojisllav Sheshelj.

sheshel

Mes Serbisë dhe Kroacisë kanë shpërthyer sërish përplasje serioze. Kryeminsitri i Kroacisë Zoran Millanoviq ka vendosur të premten e kaluar që të anulllojë vizitën e tij në Beograd, e cila është dashur të realizohet në mes të dhjetorit. Ndërsa homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq tha se Serbia nuk do të lejojë që “dikush t’i jep leksione nga demokracia”. Me mllef të madh ai tha se “Serbia nuk është ndonjë thes për stërvitje boksi”, ku secili mund të qëllojë! Gazeta serbe “Danas” nënvizon se mes Serbisë dhe Kroaicsë ka nisur një kohë e re e “akullt”.

Shkaktari i “akullit”

Lideri ultranacionalist Vojisllav Sheshelj ia doli qëllimit: që sërish t’i përcaktojë rrjedhat politike në Serbi. Sheshel pas më shumë se 11 vitesh sa ka kaluar në burgun e Hagës, ku akuzohet për krime lufte, është kthyer në Serbi në nëntor – për shkak të sëmundjes nga kanceri. Ai është duke pritur vendimin e Gjykatës së Hagës, por ky vendim nuk pritet para mesit të vitit të ardhshëm. Por ai e ka shfrytëzuar rastin, që menjëherë të futet në rrjedhat politike. Me angazhimet e tij nacionaliste kundër vendeve të rajonit dhe krerëve të tanishëm serbë (Vuçiq dhe presidenti Tomisllav Nikoliq) të cilët i quan tradhëtarë, Sheshelj ka nxitur sërish elementet nacionalistë në Serbi.

Vuçiq tha se vetë bashkësia ndërkombëtare e ka liruar Sheshelin nga burgu.
Vuçiq: Shesheljin e keni liruar ju

 

Parlamenti Evropian e ka miratuar javën që shkoi një rezolutë kundër Serbisë, ku thuhet se “Beogradi nuk është distancuar sa duhet nga fjalori i Sheshelit i cili nxitë urrejtje”. Iniciativën për këtë rezolutë e ka dhënë Kroacia, që për Aleksandar Vuçiqin ishte një “poshtrim” i Serbisë.

Distancimi i Serbisë nga Sheshelji

Ne nuk kemi asgjë të përbashkët me Shesheljin, tha Vuçiq i cili gjatë viteve 90-të dhe deri në vitin 2008 ka qenë së bashku me Nikoliqin bashkëpunëtori kryesor i liderit të radikalëve Vojisllav Sheshelj. Vuçiq tha se vetë bashkësia ndërkombëtare e ka liruar Sheshelin nga burgu, e tani po e akuzon Serbinë për retorikë dhe veprime nacionaliste. Serbia mund të akuzohet ndoshta për shumë gjëra të tjera, por jo edhe për mbështetjen e idesë së Shesheljit për krijimin e Serbisë së madhe.

Autoritetet e Serbisë mendojnë se nuk janë duke u trajtuar si duhet nga vendet e rajonit. Në Kosovë dhe në disa rajone të tjera ka pasur së fundi shumë flamuj me hartën e Shqipërisë së madhe, që Beogradi e sheh si kërcënim. Mosmarrëveshje të reja ka dhe në linjën Serbi – Mali i Zi, pasi që kryeministri Millo Gjukanoviq e ka quajtur Gavrilo Principin, si “terrorist”. Gavrilo Princip e ka kryer para 100 vitesh atentatin ndaj princit austrohungarez Franz Ferdinand, që shkaktoi edhe fillimin e Luftës së Parë Botërore. Serbia ka pasur së fundi edhe përplasje shumë serioze me Shqipërinë, për shkak të incidenteve në ndeshjen Serbi-Shqipëri dhe kërkimit të kryeministrit Edi Rama në Beograd që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës. Si pasojë e këtyre mosmarrëveshjeve dhe incidenteve Shqipëria ka vendosur që të ndalojë importin e medikamenteve nga Serbia.

Serbia është një vend që pretendon anëtarësimin në BE. Ndaj Brukseli do të ketë në të ardhmen edhe më shumë punë për zgjidhjen e problemeve në raportet mes Serbisë dhe vendeve të rajonit.

Related Articles

Nje koment

  1. JA KJO ESHTE FYTYRA E VERTETE E SERBISE QE NUK MUND TE NDRYSHOJE EDHE SIKUR GJITHE BOTA TA BEJE NJE GJE TE TILLE.KA SHUME KRIMINELE LUFTE QE KANE NGELUR PA PUNE DHE SHESHELI U PREMTON NJE VEND PUNE NE THERTOREN E TIJ.SE MOS ESHTE VETEM AI KASAP.FATKEQSIA ESHTE SE ME GJITHE ARO QE KA BERE NE DHJETEVJECARIN E FUNDIT TE SHEKULLIT 20,PERSERI GEZON SIMPATINE,FRIKEN ,NEVOJEN E EUROPES SE PLAKUR DHE TE PAFUQISHME.VETEM ME KETO MENYRA DO TE TERHEQIN VEMENDJEN E SERBEVE NGA KRIZA E THELLE EKONOMIKE QE I KA KAPUR.REST IN HELL ALL OF THEM.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button