Kronika

Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje dhe erozion në disa qytete

Reshjet e shiut që kanë rënë në orët e fundit kanë shkaktuar probleme në qytete të ndryshme të vendit. Sipas të dhënave raportohen probleme në Vlorë, ku janë përmbytur disa lagje kryesore. Shkak për këtë, duket se janë bërë bllokimi i kanalizimeve.

gjirokaster_14Gjithashtu gjatë natës uji ka hyrë në disa biznese, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe një shkolle në periferi i është vënë dryni prej përmbytjeve. Disa zona rurale të Vlorës u përballën me mungesën e energjisë elektrike ndërsa tragetet kanë ndërprerë lëvizjet e tyre det.

Probleme me përmbytjet janë shfaqur edhe në disa akse rrugore në Gjirokastër.  Në zonën e quajtur “ Shkalla e Zezë”, ka patur rrëshqitje të dherave, duke bllokuar lëvizjen e mjeteve

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button