Kosova

Mustafa: Rugova hapi dyert e Kosovës drejt Evropës

Me rastin e 70 vjetorit të lindjes së ish presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i bënë homazhe te varri i tij.

mustafa-rugova-hapi-dyert-e-kosov-euml-s-drejt-evrop-euml-s_hdIsa Mustafa, kryetar i LDK-së, tha se Rugova mbetet një ndër personalitetet më të shquara të kësaj epoke dhe ishte themeluesi i shtetit të Kosovës.

“Sot po i bëjmë nderime kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, themeluesit të LDK-së dhe presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova me rastin e 70 vjetorit të lindjes së tij. Rugova mbetet një ndër personalitetet më të shquara të kësaj epoke, themelues i shtetit të Kosovës, kreator i lirisë dhe pavarësisë, njeri i cili e frymëzoi me demokraci dhe me marrëdhënie të mira. Ai që hapi portat kyçe të vendeve të rëndësishme botërore në mënyrë që çështja e Kosovës të bëhet jo vetëm çështje e Evropës por çështje e Evropës , dhe ne natyrisht se do t’i kemi të gjitha këto parasysh në mënyrë që të ndërtojmë raport të mirë ndaj figurës së tij, respekt për figurën e tij dhe këtë respekt ta kultivojmë të gjithë gjeneratave” , tha ai.

Ai shtoi se Rugova ishte ai që hapi të gjitha dyert e Kosovës drejt Evropës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button