Politika

PD: 200 familje në errësirë, qeveria fatura abuzive dhe arrestime

Partia Demokratike denoncoi sot  disa raste ekstreme të faturimit të një familjeje të komunitetit rom me 31 milionë lekë.

unnamed79Drejtuesi i departamentit për të Drejtat e Njeriut në Partinë Demokratike, Ervin Salianji vizitoi banorët dhe kërkoi zgjidhje që vjen nga konsuleca juridike, vendosja e sahatëve matës dhe pagesa më këste të ulëta.

Sipas PD, banorët e zonës së Fushës së Druve të Njësisë 4 në Tiranë, po vuajnë këto ditë kushte ekstreme të mbijetesës, për shkak të papërgjegjshmërisë dhe arbitraritetit të qeverisë.

E gjithë zona ku banojnë më shumë se 200 familje është në errësirë prej tre javësh. Shkaku kryesor janë faturat abuzive të energjisë, të papërballueshme edhe në kushte normale. Edhe më të papërballueshme janë për këtë komunitet rom, të cilët vuajnë nga papunësia e plotë dhe mungesa e shanseve për të jetuar. Një prej këtyre familjeve, që ka vetëm një televizor dhe llampë, është faturuar 31 milionë lekë. Një kryefamiljar denoncon rastin e arrestimit të vajzës së tij. Ai thotë se policia nuk i la kohë sa të gjente para borxh për të paguar dritat. Vajza e arrestuar ka fëmijë të vegjël për të mbajtur.

Salianji i kërkoi qeverisë që këto zona duhet të shikohen me prioritet dhe duhet të ketë diskriminim pozitiv, për shkak të situatës në të cilën ndodhen, por edhe për shkak se komuniteti rom dhe egjiptian, janë një komunitet që ka problematikat dhe specifikat e veta.

“Duhet të vijnë dhe t’u japin asistencë ligjore qytetarëve dhe t’u thonë se si bëhet kontrata e rregullt me Operatorin Shqiptar të Energjisë Elektrike. Qytetarët këtu janë të gatshëm të paguajnë, qeveria nuk u vjen. Qytetarët këtu janë të gatshëm të paguajnë, qeveria ua lë fëmijët në errësirë duke ua lënë pa shkollë, duke u hedhur mundin poshtë. Në vend që të progresojë të drejtat e njeriut, jemi në një regres të theksuar dhe po e çon poshtë e më poshtë këtë shoqëri”, tha Salianji.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button