Home / Arte / Muzike / Melodi Ballkani me Evrim Kaşıkçı, shfaqje instrumentale në Tiranë

Melodi Ballkani me Evrim Kaşıkçı, shfaqje instrumentale në Tiranë

Artisti dhe akademiku Evrim Kaşıkçı do të zhvillojë disa shfaqje nё Tiranё, ku mbërriti sot pёr herё tё parё. Ai, së bashku me instrumentistin Osman Ekşi, si dhe me anёtarё tё Institutit tё Kёrkimeve Ballkanike pranё Universitetit tё Trakias, nё datat 2-7 dhjetor do tё zhvillojnё njё seri programesh me tematikё nga muzika folkloristike ballkanike e turke.

Mё datё 4 dhjetor  ora 18:30, pranё Institutit Junus Emre Tiranё do të zhvillohet njё koncert me tё njёjtёn tematikё.  Ky koncert ёshtё i hapur pёr tё gjithё muzikdashёsit.

Instituti Junus Emre është themeluar në bazë të ligjit të dalë nga Parlamenti Turk të vitit 2007. Promovon gjuhën, artin dhe kulturën turke. Ky institut mban emrin e një poeti i cili ka bërë jetën e një njeriu të thjeshtë në Anadollin  e shek. XIII dhe është një nga emrat kulminantë për Turqinë dhe mendimin Turk. Qendrat Kulturore Turke të lidhura me Institutin Junus Emre, duke filluar nga Japonia, Anglia, Egjipti, Belgjika, Franca etj. ndodhen në plot 35 shtete të botës.

Artisti dhe akademiku Evrim Kaşıkçı

Artisti dhe akademiku Evrim Kaşıkçı

Duke theksuar vlerat e përbashkëta kulturore me vendin në të cilin ndodhen, këto qendra kryejnë aktivitete të ndryshme kulturore e artistike. Qendra jonë në Tiranë (qendra e dytë e hapur pas themelimit të Institutit) u çel më 11 Dhjetor 2009, kurse dega jonë në Shkodër filloi aktivitetin e saj në vitin 2012.

Evrim Kaşıkçı – Biografi e shkurtër

Është diplomuar në vitin 2000 pranë Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Trakjas (Edirne). Pas përfundimit të studimeve ka punuar si mësues dhe drejtues në disa shkolla në Edirne dhe Stamboll. Në vitin 2004 përfundon studimet master në fushën e Administrimit, Inspektimit, Palnifikimit dhe Ekonomisë së Edukimit, ndërsa në vitin 2012 kryen studimet master në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare me punimin me temë “Ndikimet Kulturore Turko-Greke”.

Artisti dhe akademiku Evrim Kaşıkçı

Artisti dhe akademiku Evrim Kaşıkçı

Krahas veprimtarisë në Turqi, Evrim Kaşıkçı ka marrë pjesë në shumë festivale të kulturës e muzikës dhe në shumë takime e projekte ndërkombëtare. Në kuadër të veprimtarisë për prezantimin e muzikës, valleve popullore dhe kulturës turke ka zhvilluar koncerte e shfaqje në  bashkëpunim me grupe të ndryshme muzike dhe vallesh. Ka qenë i ftuar në biseda dhe ka marrë pjesë në ёorkshop-e të ndryshme në lidhje me instrumentin e fizarmonikës dhe ka dhënë koncerte në festivale e organizime të ndryshme. Ka marrë pjesë si vokalist dhe instrumentist në koncertet e Shoqatës së Studimeve për Turqit e Ballkanit Edirne.

Krahas punës për rigjallërimin e këngëvë popullore dhe kulturës së zonës, zhvillon koncerte në kuadër të projekteve që synojnë të tërheqin vëmendjen për ndikimin e ndërsjellë kulturor mes popujve që kanë jetuar së bashku/në fqinjësi për një kohë të gjatë dhe me qëllim që bëjë të njohur për publikun e gjerë këngët e hershme të Ballkanit që kanë filluar të harrohen. Në emër të Organizatës Ndërkombëtare të Kulturës Turke (TÜRKSOY) ka zhvilluar aktivitete në zonën e Ballkanit si dhe ka dhënë koncerte në shumë vende antare të TÜRKSOY-it. Në maj të vitit 2013, për kontributin e dhënë ndaj kulturës turke është nderuar me Urdhrin e Shtetit nga Kryetari i Territorit Autonom të Gagauzisë .

Aktualisht është pedagog në Degën e Kulturës Muzikore të Ballkanit pranë Institutit të Studimeve Ballkanike në Univeristetin e Trakjas.

Leave a Reply

Your email address will not be published.