Europa

Georgieva: Vendimi i Rusisë për ”SouthStream” konfirmon nevojën e BE-së për burime të tjera të furnizimit me gaz

Braktisja e projektit të gazsjellësit ”SouthStream” nga Rusia konfirmon nevojën për Bashkimin Evropian për të ndryshuar burimet e furnizimit, deklaroi sot Komisioni Evropian.

Kristalina-Georgieva“Vendimi i Rusisë për të hequr dorë nga projekti i gazjellësit  ”SouthStream” dhe mënyra me të cilën u vendos kjo konfirmon se sa i rëndësishëm është ndryshimi i burimeve për Evropën”, deklaroi zëvendëspresidentja e Komisionit, Kristalina Georgieva, pas njoftimit nga presidenti rus, Vladimir Putin për braktisjen projektit.

Presidenti rus, Vladimir Putin pranoi dje në Ankara se nuk ishte në gjendje të vazhdonte projektin ruso-italian të gazjellësit ”South Stream”, për të cilin Bashkimi Evropian është kundër, për shkak të kundërshtimit te Bullgarisë.

”Meqënëse ne vazhdojmë të mos kemi pranimin nga ana e Bullgarisë, ne mendojmë se në situatën aktuale të Rusisë nuk mund të vazhdojmë realizimin e këtij projekti”, deklaroi Putin për shtypin në përfundim të një takimi me presidentin islamo-konservator turk, Recep Tayyip Erdogan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button