Home / Rajoni / Nikoliç: BE na e tha prerë, ‘nuk ju duam me probleme të pazgjidhura me Kosovën’

Nikoliç: BE na e tha prerë, ‘nuk ju duam me probleme të pazgjidhura me Kosovën’

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç ka thënë ka marrë mesazhe të qarta nga Bashkimi Evropian në lidhje me çështjen e Kosovës dhe pozicionin serb karshi vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

Tomislav-NikolicNë një intervistë për RTS, ai ka theksuar se nga komisioneri evropian, Johannes Hahn ka dëgjuar mesazhe të qarta se Serbia nuk do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian pa zgjidhjen e çështjeve me Kosovën.

Kjo sipas tij, nënkupton që meqë në Bashkimin Evropian shumica e vendeve e kanë njohur pavarësinë e Kosovës do të duhej që edhe Serbia të pajtohej me këtë fakt.

“Më tha prerazi – nuk ju duam me probleme të pazgjidhura me Kosovën”, ka thënë presidenti serb.

Por, sipas tij Serbia ka qëndrimin e vet se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

Nikoliç ka folur edhe në lidhje me kërkesat e BE-së karshi Serbisë në raport me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, si një nga vendet mike të këtij shteti.

“Më ka thënë se ju mund të vazhdoni (duke mos vendosur sanksione), pasi nuk jeni anëtare e BE-së, por në të ardhmen duhet t’u përmbaheni politikave të Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Nikoliç. (rel)

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: