Ekonomia

Bushati-Koenders: Thellim i bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Hollandës

Në kuadër të Ministerialit të NATO-s që po zhvillohet në Bruksel, Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi një takim dypalësh me homologun hollandez Bert Koenders.

bushati1Të dy Ministrat shprehën vlerësimin për nivelin e  marrëdhënieve politike si dhe ndanë pikëpamjen për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh.

Ministri Bushati e falënderoi për kontributin që ka dhënë Holanda ndër vite në disa sektorë të rëndësishëm në Shqipëri si dhe e njohu homologun e tij me angazhimin e Qeverisë shqiptare për krijimin e lehtësirave për investitorët e huaj.

Ministri Koenders shprehu vlerësimin e vendit të tij për reformat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare për ndërtimin e shtetit demokratik dhe sundimit të ligjit.

Gjithashtu Ministri Holandez shprehu mbështetjen e vendit te tij në avancimin e mëtejshëm të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ministri Bushati shprehu falënderimet e tij për mbështetjen që Hollanda i ka dhënë Shqipërisë në proceset integruese

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button