Ekonomia

Rusia ndalon importin e perimeve shqiptare

Agjencia Federale e Rusisë për Bujqësinë do të ndalojë nga 8 dhjetori importin e perimeve nga Shqipëria. Lajmi bëhet i ditur nga kreu mbikëqyrës i kësaj agjencie, Sergej Dankvert, përmes një deklarate për medien ruse TASS.

rusia-ndalon-importin-e-perimeve-shqiptare_hd“Shqipëria është përdorur si mburojë për importet nga Bashkimi Evropian, nëpërmjet Bjellorusisë dhe të ashtuquajturit transit fals për në Kazakistan. Vendimi u mor në bazë të rezultateve të punës së përbashkët me palën shqiptare”, deklaroi Dankvert.

Zyrtari raportoi për TASS se, hetimi i përbashkët zbuloi që një firmë ishte e angazhuar në krijimin e certifikatave fitosanitare shqiptare, në një shtypshkronjë në Republikën Çeke. “Dokumentet e falsifikuara nuk janë identifikuar nga kufiri i Bjellorusisë”, shtoi Dankvert.

Shqipëria nuk arriti të ofrojë shërbimin me informacion mbi prodhimin e saj të frutave dhe perimeve, të nevojshme për t’i krahasuar prodhimet e saj me sasinë e shtuar të furnizimeve për Rusinë. “Faza tjetër është Maqedonia, Bosnja dhe Zvicra. Ne do të mbajmë një takim me to më vonë, këtë mbrëmje”, tha Dankvert.

Sipas tij, agjencia do të diskutojë rihapjen e furnizimeve të mishit nga dy kompani bjelloruse, ditën e enjte. Furnizimet e produkteve të mishit nga një numër i kompanive bjelloruse janë të ndaluara, për shkak të kushteve të cilësisë në muajin e nëntor.

Në gusht, Rusia ndaloi importet e mishit të viçit, derrit, pulës, peshkut, djathit, produkteve të qumështit, frutave dhe perimeve nga Australia, Kanadaja, Norvegjia, SHBA-ja dhe BE-ja për një vit, në shenjë hakmarrje kundër sanksioneve perëndimore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button