Ekspozita

Çelet në Paris ekspozita me bashkautorë Edi Rama dhe Bujar Luca

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin social, shkruan për ekspozitën që çelet në Paris sot dhe do jetë e hapur për 17 orë, me dy bashkautorë shqiptarë, Edi Rama dhe Bujar Luca.

rama-ekspozit“Sot në Paris çelet kjo ekspozitë. Nuk është kohë e humbur për kë jeton apo kalon andej dhe merr mundimin ta shohë”, shkruan Rama.

Për çeljen e ekspozites në bocetin shpjegues, flitet për jetën e autoreve kaluar në Francë dhe veprat e tyre, si dhe një jetëshkrim për kryeministrin. Ne te thuhet se “Edi Rama ishte një profesor në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, basketbollist i ekipi kombëtar shqiptar, ministri i Kulturës së Shqipërisë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Ai ka marrë pjesë në disa ekspozita në botë dhe është gjithashtu autor i librave dhe monografive të artit. Ai jetoi në Paris nga 1994 në 1997. Që nga shtatori 2013, ai është kryeministri i Shqipërisë”.

Ndërsa për bashkeautorin e ekspozitës, Luca, thuhet se “Bujar Luca është një piktor i lindur në Shqipëri dhe i diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Ai jeton dhe punon në Paris që nga viti 1990. Ai ka marrë pjesë në disa solo dhe në grup ekspozita në Francë, Britani të Madhe, Belgjikë, Shqipëri”.

Po ashtu, thuhet: “Ju jeni të ftuar te enjten, me 4 dhjetor, për të zbuluar 17 orë nga veprat e piktorëve bashkëkohorë, dy shqiptaret Edi Rama dhe Bujar Luca”.

Kryeministri Rama e shoqëron postimin e tij me disa bocete te pikturave që kanë prezantuar të dy bashkëautoret e ekspozitës që çelet në Paris.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button