Home / Qeveritare / Rama: Të fusësh në qeli një fëmijë është krim

Rama: Të fusësh në qeli një fëmijë është krim

Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me akuzat e Partisë Demokratike për shoqërimin në komisariat të një vajze 5 vjeçare bashkë më nënën e saj, pasi kjo e fundit akuzohej për vjedhje të energjisë elektrike.
Rama2822“Të fusësh në qeli një fëmijë është krim, po të bësh politikë duke sajuar monstruozitete të tilla çfarë është?!..”, thekson Rama në rrjetin social Facebook.

Ministria e Brendshme sqaroi mbrëmjen e djeshme se e dyshuara për vjedhjen e energjisë është shtetësja N.N, e cila me dëshirën e saj i ka kërkuar policisë të marrë me vete fëmijën. Për këtë arsye në ambjentet e Komisariatit nr. 3, iu krijua mundësia që të qëndrojë në një ambient të përshtatshëm gjatë kohës së marrjes në pyetje dhe jo tek dhomat e të shoqëruarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.