Rajoni

Davutoglu vizitë zyrtare në Greqi

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu zhvillon nesër një vizitë zyrtare në Athinë, në kohën kur marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë janë të tensionuara, pas vendimit të Turqisë për zhvillimin e manovrave detare në Egje’ në ndërkohë të bisedimeve në Athinë, njoftoi sot gazeta greke ”Kathimerini”.

aa75Anije dhe nëndetëse turke kanë kryer edhe më parë manovra në veri dhe juglindje të Egjeut, pranë ishujve grekë Limnos, Kastelorizo, Ro dhe Strongjili.

Edhe pse manovrat detare turke janë paralajmëruar për t’u bërë kohë më parë, Turqia do t’i zhvillojë ato në të njëtën kohë kur liderët e dy vendeve do të takohen në Athinë për Këshillin e Nivelit të Lartë greko-turk.

Autoritetet greke bëjnë me dije edhe për rritjen e numrit të inkursioneve ajrore turke në territorin grek gjatë disa ditëve të fundit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button