Kronika

Vjedhja e BSH-së/ Gjykim të shkurtuar dhjete prej të pandehurve

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për 10 prej të pandehurve për vjedhjen e 713 milionë lekëve nga Thesari i BSH-së, si dhe ka pranuar kërkesën e 5 të pandehurve të tjerë për të ndarë çështjet, ku për Golemin gjykimi do të vijoje më vete.

banka-e-shqiperiseGjatë seancës gjyqësore të zhvilluar sot, 10 prej të pandehurve iu komunikua vendimi i trupës gjyqësore, ku u pranua gjykimi i shkurtuar. Kjo do të thotë se më datë 11 dhjetor, në seancën e radhës, Prokurori Ramadan Troci do të lexojë konkluzionet përfundimtare për 10 prej të pandehurve në fjalë. Më tej do të dëgjohen edhe pretecat e mbrojtjes dhe në fund, trupi gjyqësor do të marrë vendimin përfundimtar.

Cështja e hetimit të vjedhjes së 713 milionë lekëve do të vijoje normalisht për pesë të pandehur të tjerë, Elivar Golemit, Petrit Ramohitajn, Mehdi Mollën, Ilir Dedjen dhe Emiliano Lamçe. Avokatët mbrojtës të tyre pritet të paraqesin linjën e tyre të mbrojtjes, ndërsa Prokuroria strategjinë e saj për të faktuar përfshirejn e të pandehurve në skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga BSH. Ndërkohë, per Ish-Inspektoren Golemi çështja do të gjykohet më vete, pasi edhe kjo kërkesë e saja është pranuar nga gjykata.

Së fundmi, Prokuroria po përgatit edhe dosjen ndaj Ish-Guvernatorit të BSH-së, Ardian Fullanit, që pritet shumë shpejt të dali përpara gjykatës. Ndërkohë që ende hetimet mbeten të hapura për ish- përgjegjësin e arkës stok, Ardian Bitraj, kolegen e tij Mimoza Bruzia si dhe nipin e Ardian Bitrjat, Klevis Bejtia.

Prokuroria ka marrë nën hetim në total 19 persona për skandalin e Bankës së Shqipërisë ku u vodhën 713 milionë lekë.

Te pandehurit e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga BSH: Elivar Golemi/ Dorian Çollaku/ Petrit Ramohitaj/ Bashkim Xhilaga/ Lavdim Cani/ Myzejen Belba/ Liljana Kola(Tusha)/ Dhimitër Davidhi/ Gentian Jahja/ Bahri Allushi/ Ilir Dedja/ Fatbardha Gurthi/ Emiljano Lamçe/ Mehdi Marku/ Mehdi Molla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button