Home / Rajoni / Prokuroria e Malit të Zi padit gazetën që ofendoi shqiptarët

Prokuroria e Malit të Zi padit gazetën që ofendoi shqiptarët

Prokuroria malazeze ka paditur gazetën “Informer” për botim të shkrimeve raciste kundër shqiptarëve, në numrin e saj ku flitej për incidentin pas ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë.

MAL-I-ZIZyra e prokurorisë hartoi të martën një aktakuzë për botuesin e versionit malazez të gazetës me bazë në Beograd Novak Uskokovic, i cili akuzohet për shkeljen penale të dhunimit të reputacionit të minoritarëve.

“I pandehuri Uskokoviç akuzohet se ka ofenduar publikisht pakicat që jetojnë në Malin e Zi. Në tetor të vitit 2014, si përgjegjës ai miratoi titujt poshtërues në dy botime të gazetës,” tha prokuroria në një deklaratë, raporton BIRN.

Liderët e partive politike shqiptare hodhën akuza ndaj kësaj gazete për shkak të komenteve raciste që përçonte.

Leave a Reply

%d bloggers like this: