Home / Politika / Gjykata e Lartë, Nishani vijon procedurat për plotësimin e vendeve vakante

Gjykata e Lartë, Nishani vijon procedurat për plotësimin e vendeve vakante

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, njoftoi sot vijimin e procedurave për plotësimin e dy vendeve vakante në Gjykatën e Lartë.
0401-PRESIDENCA-1-660x3011Në zbatim të ligjit “Për Gjykatën e Lartë”, si rrjedhojë e mosdhënies së pëlqimit nga Kuvendi për dy kandidaturat e emëruara me dekretet nr. 8682 dhe nr. 8683, datë 18 gusht 2014, Presidenti i Republikës njofton vijimin e procedurave ligjore për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Presidenca.
“Në vijim të procedurave (të cilat filluan më datë 10 tetor 2013 dhe vijuan më tej më datë 20 janar) për përzgjedhjen e kandidatëve për dy vende vakante në Gjykatën e Lartë, si dhe me qëllim plotësimin e listës së konkurruesve me prurje të reja, ftohen subjektet e interesuara të paraqesin kërkesën për t’u përzgjedhur si anëtarë të Gjykatës së Lartë”, citohet njoftimi zyrtar nga Presidenca. Sipas tij, paraqitja e kërkesave nga kandidatët e rinj fillon më 5 dhjetor 2014 dhe përfundon më 15 dhjetor 2014.
Aktualisht, një grup deputetësh të mazhorancës kanë depozituar në parlament nismën ligjore për të ndryshuar procedurën e zgjedhjes së anëtarëve në këtë gjykatë, duke propozuar ngritjen e një trupe këshillimore, që do të përbëhet nga 10 zyrtarë të lartë të sistemit të drejtësisë në vend, të cilët do të bëjnë përzgjedhjen e kandidaturave.

Leave a Reply

%d bloggers like this: