Home / Politika / Rama pritet me protesta në Shkodër, banorët përplasen me policinë

Rama pritet me protesta në Shkodër, banorët përplasen me policinë

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në prag të vizitës së tij në Shkodër. Në protestë janë hedhur sot banorët që iu prishën shtëpitë nga ndërtimi i parkingut të stadiumit “Loro Boriçi” në këtë qytet.

banoMe dhjetëra banorë, kanë dashur të protestojnë me pankarta në kohën që kryeministri Rama do të hynte në pallatin e sportit, por nuk janë lejuar nga policia. Mësohet se ka pasur edhe konflikt fizik mes banorëve dhe forcave të poliisë të ardhur rishtas nga Tirana, por edhe ato të FNSH-së në Shkodër.

Banorët ishin përgatitur që në orët e para të mëngjesit për këtë protestë, duke shfrytëzuar praninë e kreut të qeverisë në qytetin e tyre. Në vizitën e tij, Rama ka shpërndarë disa legalizime dhe tapi.

Siç dihet, stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër, është parashikuar t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë , ku në pjesën anësore të impiantit ndodhen disa shtëpi banimi, të çilat do të prishen për t’i dhënë jetë projektit të ri të qeverisë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: