Home / Qeveritare / Ministeriali i OSBE, Bushati takime dypalëshe me homologët e Turqisë, Izraelit dhe te Azerbajxhanit

Ministeriali i OSBE, Bushati takime dypalëshe me homologët e Turqisë, Izraelit dhe te Azerbajxhanit

Gjatë takimit të 21të të Këshillit të Ministrave të shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së, që po organizohet në Bazel të Zvicrës, Ministri Bushati zhvilloi disa takime dypalëshe me Ministrat e Punëve të Jashtme  të Turqisë, Izraelit dhe Azerbajxhanit.

unnamed86Në takimin me Ministrin turk, Mevlüt Çavuşoğlu, u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve në të gjitha fushat dhe nivelet. Ministri Bushati shprehu kënaqësinë për dimensionin e ri që kanë marrëdhëniet mes dy vendeve, të bazuara në miqësinë dhe lidhjet tona tradicionale. Shqipëria dhe Turqia kanë thelluar bashkëpunimin në fusha të rëndësishme si politika e jashtme, bashkëpunimi ndërkombëtar, drejtësia, punët e brendshme, çështjet e sigurisë, mbrojtja, ekonomia dhe energjia. Përtej sektorëve tradicionalë, si infrastruktura dhe energjia, dy homologët shkëmbyen mendime mbi zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë, turizmit, kulturës dhe arsimit.

Ministri Çavuşoğlu konfirmoi se do ti vizitojë Tiranën në muajt e parë të vitit 2015.

Ministeriali i OSBE, Bushati takime dypalëshe me Ministrat e Turqisë, Izraelit dhe te Azerbajxhanit

Ministeriali i OSBE, Bushati takime dypalëshe me Ministrat e Turqisë, Izraelit dhe te Azerbajxhanit

Gjatë takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, Avigdor Liberman, fokusi i bisedimeve ishte agjenda e bashkëpunimit dypalësh Shqipëri – Izrael. Palët diskutuan për nivelin aktual të marrëdhënieve politike dhe impaktin e tyre në rritjen e investimeve të drejtpërdrejta izraelite në vendin tonë, programet e bashkëpunimit shkencor dhe akademik, shkëmbimet e ekspertizës në sektorë si energjetika, bujqësia, administrimi i ujërave, teknologjia e lartë etj. Ministri Bushati theksoi se qeveria shqiptare po merr masat e nevojshme për krijimin e një klime sa më të favorshme për investimet e huaja të drejtpërdrejta, si dhe paraqiti mundësi të reja të zgjerimit të kapitalit izraelit në Shqipëri.

Dy Ministrat shkëmbyen gjithashtu mendime mbi situatën në Ballkan dhe Evropën Juglindore, si dhe u ndalën në zhvillimet më të fundit në Lindjen e Mesme, duke veçuar ngjarjet e fundit në Siri dhe Irak.

Ministeriali i OSBE, Bushati takime dypalëshe me Ministrat e Turqisë, Izraelit dhe te Azerbajxhanit

Në takimin me homologun e Republikës së Azerbajxhanit, Elmar Mammadyarov

Ministri Bushati vlerësoi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe shprehu vullnetin e qeverisë shqiptare për intensifikimin e dialogut politik përmes realizimit të vizitave të nivelit të lartë, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën ekonomike, veçanërisht në sektorin e energjetikës dhe perspektivës që hapet me realizimin e projektit TAP. Ministri Bushati theksoi se ky projekt ofron një shpërndarje më të ekuilibruar të energjisë dhe burimeve të saj në rajon dhe më gjerë. Gjithashtu ai falënderoi qeverinë azere për mbështetjen e dhënë për TAP-in, si projekti me fizibël dhe me interes për vendin tonë dhe mbarë rajonin e Ballkanit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: