Home / Qeveritare / Rama në Shkodër, shpërndan 700 legalizime falas

Rama në Shkodër, shpërndan 700 legalizime falas

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot qytetin e Shkodrës ku ka shpërndarë disa çertifikata legalizimesh në Pallatin e Sportit .

ramaSipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithshm e ALUIZNI-t, ‘janë 800 qytetarë në qytetin e Shkodrës, të cilët që sot do të kenë mundësi të gëzojnë shtëpitë e tyre, duke e kthyer atë në legjitime tashmë”.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama shpreh se, po bëhen legalizime në një zonë ku, në 8 vjet u bënë 1400 të tilla nga 21 mijë deklarime.

“Në 7 muaj kemi bërë një punë kolosale për familje që presin prej vitesh. Me ndarjen e re territoriale do jetë më e lehtë që ky proces të ecë përpara”, tha Kryeminstri Rama.

Ndërsa kreu i Aluiznit Artan Lame u shpreh se po punohet për legalizimin e zonës brenda qytetit.

Rama në Twitter: Shkoder: 700 legalizime te tjera falas

Nga shperndarja e legalizimeve ne Shkoder

Nga shperndarja e legalizimeve ne Shkoder

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto në rrjetin social “Twitter” per legalizimet falas që jane shpërndarë sot në Shkodër:

“Shkodër: 700 legalizime te tjera falas qe e cojne ne me shume se 1400 numrin per rrethin dmth me shume se ne 8vjet:-)”, shkruan Kryeministri Rama në postimine tij në Twitter”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: