Home / Ekonomia / OSHEE: Fluks i jashtëzakonshëm për pagesat e energjisë, zgjatet orari i punës

OSHEE: Fluks i jashtëzakonshëm për pagesat e energjisë, zgjatet orari i punës

Drejtori i Përgjithshëm i OSHEE-së, Ardian Cela, deklaroi sot se zyrat e operatorit do të rrinë hapur deri në orën 22:00 cdo ditë pa pushim në shërbim të qytetarëve që po paguajnë faturat e pashlyera të energjisë elektrike.
osheeCela tha se “zyrat e OSHEE-së do të punojnë me dy turne për të përballuar këtë fluks të jashtëzakonshëm që nga hyrja në fuqi e vendimit të Këshillit Mbikqyrës të OSHEE-së ku për konsumatorët familjarë, të cilët po lidhin kontratat me operatorin”.
Fluksi është rritur pasi konsumatorët familjarë që kanë detyrime të prapambetura të energjisë elektrike dhe që bien dakord të shlyejnë menjëherë gjithë detyrimin e prapambetur (principal +kamatë vonesë), OSHEE po aplikon një zbritje të vlerës së detyrimit të kamatë vonesave në 80%.
Gjithashtu, duke marrë në konsideratë nivelin e të ardhurave mesatare të familjeve dhe gjendjen e tyre sociale, Këshilli mbikqyrës i OSHEE-së ka vendosur që nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes për pagesën me këste të detyrimeve, nuk do të llogariten më kamat-vonesat për periudhën kohore që parashikohet në marrëveshje për ekzekutimin e plotë të detyrimit.
Drejtori i Përgjithshëm i OSHEE-së, Ardian Cela, hodhi poshtë akuzat e Partisë Demokratike, sipas të cilëve, ai është në ndjekje për korrupsion për kohën kur punonte në Bashkinë e Durrësit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: