Home / Rajoni / 15 të arrestuar të dyshuar për krime lufte kundër myslimanëve në Bosnje

15 të arrestuar të dyshuar për krime lufte kundër myslimanëve në Bosnje

Pesëmbëdhjetë persona të akuzuar për krime lufte kundër myslimanëve gjatë konfliktit në Bosnje-Hercegovinë 1992-1995, u arrestuan sot në Serbi dhe në Bosnje, bënë të ditur burime zyrtare.

krime-lufte”Pesë persona u arrestuan në Serbi dhe 10 të tjerë në Bosnje”, bënë të ditur burime gjyqësore.

Sipas prokurorisë serbe, ngarkuar me krime luftës, më 27 shkurt 1993 një grup paraushtarakësht serbë ka ndaluar një tren në fshatin Strpci, shumë pranë kufirit me Bosnje-Hercegovinën.

Ata kanë detyruar të zbresin nga treni 20 persona, kryesisht myslimanë të Serbisë. Transferuar menjëherë në qytetin Visegrad, në lindje të Bosnjes, këta persona janë torturuar dhe më pas janë vrarë dhe trupat e tyre janë hedhur në lumin Drin.

Deri tani, vetëm një anëtar i këtij grupi është gjykuar dhe dënuar në vitin 2004 me 15 vjet burg.

Lideri i këtij grupi ishte serbo-boshnjaku, dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë për krime lufte të kryera gjatë konfliktit ndërkomunitar në Bosnje që shkaktoi rreth 100 000 të vdekur.

Mes këtyre të arrestuarve bënte pjesë vëllai i tij, Gojko Lukic.

Leave a Reply

%d bloggers like this: