Home / Rajoni / Athina e blinduar për vizitën e kryeministrit turk Davutoglu

Athina e blinduar për vizitën e kryeministrit turk Davutoglu

Që nga nata e kaluar dhe për dy ditët në vazhdim, Athina është një qytet i blinduar, ku përgjatë të gjitha rrugëve kryesore të kryeqytetit grek ka më shumë se 7 000 agjentë policie, pasi në mesditë pritet të zhvillohet vizita e kryeministrit turk, Ahmet Davutoglu, shtuar këtu edhe komunitetin e studentëve që përkujtojnë vrasjen e Aleksis Grigoropulos, adoleshentit 15-vjeçar i vrarë më 6 dhjetor 2008 nga polici Epaminondas Korkoneas.

aa77Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu zhvillon sot një vizitë zyrtare në Athinë, në kohën kur marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë janë të tensionuara, pas vendimit të Turqisë për zhvillimin e manovrave detare në Egje’ në ndërkohë të bisedimeve në Athinë.

Anije dhe nëndetëse turke kanë kryer edhe më parë manovra në veri dhe juglindje të Egjeut, pranë ishujve grekë Limnos, Kastelorizo, Ro dhe Strongjili.

Edhe pse manovrat detare turke janë paralajmëruar për t’u bërë kohë më parë, Turqia do t’i zhvillojë ato në të njëtën kohë kur liderët e dy vendeve do të takohen në Athinë për Këshillin e Nivelit të Lartë greko-turk

Leave a Reply

%d bloggers like this: