Home / Arte / Muzike / Në prag të edicionit të 53-të Festivalit të Këngës në RTSH

Në prag të edicionit të 53-të Festivalit të Këngës në RTSH

Festivali i Këngës në Radio- Televizionin Publik Shqipëtar shënon këtë vit edhe edicionin e tij të 53-të. 26, 27 dhe 28 dhjetor 2014 do të jenë ditet kur do të zhvillohen edhe 2 netët gjysëmfinale (26 dhe 27 dhjetor ) dhe finalja e madhe (28 dhjetor), ku nga kjo e fundit do të përzgjidhet dhe dali edhe kënga që do të përfaqësojë Shqiperine në “Eurosong 2015”, ose siç njihet më ndryshe “Festivali Europian i Këngës”.

rtshPasi janë prezantuar në RTSH mbi 100 krijime, juria dhe stafi organizues i festivalit kanë përzgjedhur 26 materiale muzikore dhe në ambjentet e RTSH-së, këngëtarët, kompozitorët dhe autorët e teksteve kanë marrë pjesë sot në shorteun e 2 mbrëmjeve të para gjysëmfinale.

Adrian Lulgjuraj

Adrian Lulgjuraj

Rezultatet e shorteut sollën prezantimin sipas renditjes së mëposhtme:

1,Enver Petrovci, 2,Gr.Revolt Klan, 3,Julian Gjojdeshi, 4,Sigi Bastri & Florent Abrashi, 5,Marsela Cibukaj, 6,Saimir Braho, 7,Klajdi Musabelliu, 8,Erga Halilaj, 9,Besjana Mehmeti & Shkodran Tolaj, 10,Estela Brahimllari, 11,Lindita Halimi, 12,Gr.Offchestra dhe13, Venera Lumani janë 13 këngëtarët të cilët sipas renditjes numerike të mësipërmedo të këndojnë gjatë natës së pare të festivalit.

Ndërkohë që nata e dytë do të vijojë me 1, Jozefina Simoni, 2, Altin Goci, 3, Bojken Lako Band, 4, Elhaida Dani, 5 Kelly, 6, Rezarta Smaja, 7, Gr.Aurora, 8, Ana Gramo, 9, Mjellma Berisha, 10, Emi Bogdo, 11, Agim Poshka, 12, Enxhi & Xhejn Kumrija dhe 13, Gjergj Leka, do të jenë edhe 13 këngëtarët e tjerë të cilët do të garojnë midis tyre, për të fituar festivalin, dhe përfaqësuar shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës.

Anjeza Shahini

Anjeza Shahini

Këngëtarët do të performojnë disa nga krijimet e kompozitorëve më të njohur të vendit, apo edhe krijimet e realizuara nga vetë ata.

Pak histori:

Që nga viti i largët 1962 kur kënga e lehtë shqiptare nisi së pari rrugën e saj në Radio Tirana në edicionin e parë të festivalit, Festivali i Këngës është rikthyer në shtëpinë e kompozitorëve më të njohur dhe talentuar, instrumentistëve virtuozë si dhe këngëtarëve më njohur apo dhe më të rinjë.

Vaçe Zela, Avni Mula, Gaqo Çako, Ema Qazimi, Tonin Tërshana, Ferdinand Deda, Agim Krajka,  Pjetër Gaci, Tish Daija, David Tukiçi, Llazar Siliqi, Fatos Arapi, Zhuliana Jorganxhi, Xhevahir Spahiu, Alqi Boshnjaku, Kastriot Gjini, Luan Zhegu, Vladimir Kotani, Edmond Zhulali, Ardit Gjebrea, Alfred Kaçinari, Alida Hisku, Nertila Koka, Parashqevi Simaku, Irma Libohova, Liljana Kondakçi, Mefarete Laze, Anita Bitri, Manjola Nallbani, Aurela Gaçe, Elsa Lila janë emrat të cilët krijuan historinë e muzikës shqiptare

Aurela Gaçe

Aurela Gaçe

përgjatë zhvillimit të festivalit të RTSH-së

Fituesja e Festivalit të 42-të të Këngës në RTSH, Anjeza Shahini, me këngën “Imazhi yt” me muzikë të Edmond Zhulalit dhe tekst të Agim Doçit, ishte e para që do të prezantonte Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës, ku në të cilin nisi edhe udhën prezantimi i vendit tonë në Eurovision Song Contest.

Në këtë prezantim të parë, Shqipëria u rendit e shtata me një total prej 106 pikësh. Anjeza Shahini shoqërohej nga katër backvocal-istë, Rosela Gjylbegu, Arbër Arapi, Tergita Gusta dhe Klajdi Musabelliu. E veshur nga stilisti Ardi Asllani, Anjeza spikati më zërin e saj të fuqishëm duke shënuar një rezultat mjaft të mirë në këtë debutim të vendit tonë në skenën e muzikës europiane.

Fituesit e fituesit e Festivalit të Këngës në 52 edicione:

Vaçe Zela

Vaçe Zela

Festivali 1 (1962) – Nuk pati një këngë fituese. Por këngëtarja Vaçe Zela u vlerësuar me çmimin e parë.

Festivali 2 (1963) – “Flakë e borë” – Nikoleta Shoshi / Rita Vako. Muz. Tish Daija / tks. Llazar Siliqi

Festivali 3 (1964) – “Dritaren kërkoj” – Klotilda Shantoja / Rita Vako. Muz. Tonin Harapi / tks. Llazar Siliqi

Festivali 4 – “Të dua o det” – Tonin Tërshana / Rita Vako. Muz. Tonin Harapi / tks. Mark Gurakuqi

Festivali 5 – “Shqiponja e lirë” – Vaçe Zela / Ramiz Kovaçi. Muz. Pjetër Gaci / tks. Ismail Kadare

Festivali 6 -“Këngë për Shkurte Vatën” – Vaçe Zela / Gaqo Çako. Muz. Ferdinand Deda / tks. Ruzhdi Pulaha

Tonin Tërshana

Tonin Tërshana

Festivali 7 – “Mësuesit hero” – Vaçe Zela / Ramiz Kovaçi. Muz. Limos Dizdari / tks. Dritëro Agolli

Festivali 8 – “Dhuratë për ditëlindjen” – David Tukiçi / Rozeta Doraci. Muz. Nikolla Zoraqi / tks. Fatos Arapi

Festivali 9 – “Mesnatë” – Liljana Kondakçi / Vaçe Zela. Muz. Shpëtim Kushta / tks. Fatos Arapi

Festivali 10 – “Kënga e nënës” – Tonin Tërshana / Sherif Merdani . Muz. Agim Prodani / tks. Agim Shehu

Festivali 11 – “Kur vjen pranvera” – Tonin Tërshana. Muz. Pjetër Gaci / tks. Fatos Arapi

Festivali 12 – “Gjurmë të arta” – Vaçe Zela / Ema Qazimi. Muz. Kujtim Laro / tks. Lirim Deda

Liljana Kondakçi

Liljana Kondakçi

Festivali 13 – “Vajzat e fshatit tim” – Alida Hisku / Petrit Dobjani. Muz. Enver Shëngjergji / tks. Zhuliana Jorganxhi

Festivali 14 -“Buka e duarve tona” – Alida Hisku / Ema Qazimi. Muz. Kujtim Laro / tks. Xhevahir Spahiu

Festivali 15 -“Nënë moj do pres gërshetin” – Avni Mula / Vaçe Zela. Muz. Avni Mula / tks. Hysni Milloshi

Festivali 16 – “Gonxhe në pemën e lirisë” – Vaçe Zela / Shpresa Spaho. Muz. Limos Dizdari / tks. Robert Shvarc

Festivali 17 –“Këputa një gjethe dafine” – Gaqo Çako / Ema Qazimi dhe Liljana Kondakçi. Muz. Limos Dizdari / tks. Xhevahir Spahiu

Festivali 18 – “Festë ka sot Shqipëria” – Zeliha Sina dhe Liljana Kondakçi / Zeliha Sina & Afërdita Laçi
Muz. Agim Prodani / tks. Zhuliana Jorganxhi

Festivali 19 -“Shoqet tona ilegale” – Myfarete Laze / Vaçe Zela . Muz. Agim Prodani / tks. Zhuliana Jorganxhi

Myfarete Laze

Myfarete Laze

Festivali 20 – “Krenari e brezave” – Ema Qazimi / Liljana Kondakçi. Muz. Feim Ibrahimi / tks. Gjokë Beci

Festivali 21 – “Një djep në barrikadë” – Marina Grabovari / Luan Zhegu. Muz. Avni Mula / tks. Hysni Milloshi

Festivali 22 -“Vajzë moj, lule moj” – Tonin Tërshana. Muz. Luan Zhegu / tks. Adelina Balashi

Festivali 23 – “Çel si gonxhe dashuria” – Gëzim Çela dhe Nertila Koka / Bashkim Alibali. Muz. Vladimir Kotani / tks. Arben Duka

Festivali 24 – “Në moshën e rinisë” – Parashqevi Simaku. Muz. Vladimir Kotani / tks. Arben Duka

Festivali 25 – “Dy gëzime në një ditë” – Nertila Koka. Muz. David Tukiçi / tks. Gjokë Beci

Festivali 26 – “Nuk e harroj” – Irma dhe Eranda Libohova. Muz. Agim Krajka / tks. Haxhi Rama

Parashqevi Simaku

Parashqevi Simaku

Festivali 27 – “E duam lumturinë” – Parashqevi Simaku. Muz. Pirro Çako / tks. Agim Doçi

Festivali 28 – “Toka e diellit” – Frederik Ndoci, Manjola Nallbani dhe Juli Ndoci. Muz. Aleksandër Peçi / tks. Xhevahir Spahiu

Festivali 29 – “Askush s’do ta besojë” – Anita Bitri. Muz. Flamur Shehu / tks. Jorgo Papingji

Festivali 30 – “Jon” – Ardit Gjebrea. Muz. Ardit Gjebrea / tks. Xhevahir Spahiu

Festivali 31 – “Pesha e fatit” – Aleksandër Gjoka, Manjola Nallbani dhe Viktor Tahiraj. Muz. Osman Mula / tks. Alqi Boshnjaku

Festivali 32 – “Kur e humba një dashuri” – Manjola Nallbani. Muz. Vladimir Kotani / tks. Jorgo Papingji

Festivali 33 – “Të sotmen jeto” – Mira Konçi. Muz. Shpëtim Saraçi / tks. Alqi Boshnjaku

Ardit Gjebrea

Ardit Gjebrea

Festivali 34 -“Eja” – Ardit Gjebrea . Muz. Ardit Gjebrea / tks. Xhevahir Spahiu

Festivali 35 – “Pyes lotin” – Elsa Lila. Muz. Valentin Veizi / tks. Enrieta Sina

Festivali 36 – “Larg urrejtes” – Elsa Lila. Muz. Valentin Veizi / tks. Alqi Boshnjaku

Festivali 37 – “Mirësia dhe e vërteta” – Albërie Hadërgjonaj. Muz. Luan Zhegu / tks. Arben Duka

Festivali 38 – “S’jam tribu” – Aurela Gaçe. Muz. Adrian Hila / tks. Jorgo Papingji

Festivali 39 – “Ante I tokës sime” – Rovena Dilo. Muz. Alfred Kaçinari dhe Ardit Gjebrea / tks. Rovena Dilo

Festivali 40 -“Jetoj” – Aurela Gaçe . Muz. Adrian Hila / tks. Jorgo Papingji

Elsa Lila

Elsa Lila

Festivali 41 – “Brenda vetes më merr” – Mira Konçi . Muz. Shpëtim Saraçi / tks. Pandi Laço

Festivali 42 -“Imazhi yt” – Anjeza Shahini . Muz. Edmond Zhulali / tks. Agim Doçi

Festivali 43 -“Nesër shkoj” – Ledina Çelo . Muz. Adrian Hila / tks. Pandi Laço

Festivali 44 -“Zjarr e ftohtë” – Luiz Ejlli . Muz. Klodian Qafoku / tks. Dr. Flori

Festivali 45 – “Balada e gurit” – Frederik Ndoci . Muz. Adrian Hila / tks. Pandi Laço

Festivali 46 – “Zemrën e lamë peng” – Olta Boka . Muz. Adrian Hila / tks. Pandi Laço

Festivali 47 – “Më merr në ëndrra” – Kejsi Tola . Muz. Edmond Zhulali / tks. Agim Doçi

Herciana Matmuja

Herciana Matmuja

Festivali 48 – “Nuk mundem pa ty” – Juliana Pasha. Muz. Ardit Gjebrea / tks. Pirro Çako

Festivali 49 – “Kënga ime” – Aurela Gaçe. Muz. Shpëtim Saraçi / tks. Sokol Marsi

Festivali 50 – “Suus” – Rona Nishliu. Muz. Florent Boshnjaku / tks. Rona Nishliu

Festivali 51 – “Identitet” – Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj. Muz. Bledar Sejko / tks. Eda Sejko

Festivali 52 – “Zemërimi I një nate” Muz.Genti Lako/ tks Jorgo Papingji.

Leave a Reply

%d bloggers like this: